Seanca në Kuvend, 57 pyetje nga opozita për kreun e SPAK-ut

27 Tetor 2025, 12:35Politika TEMA
Seanca në Kuvend, 57 pyetje nga opozita për kreun e SPAK-ut

Opozita ka 57 pyetje në total të depozituara paraprakisht në Kuvend ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, do të raportojnë sot punën vjetore në Kuvend pas raportimeve në komisionin e posaçëm të Ligjeve.

Jorida Tabaku kryeson listën me 8 pyetje për Dumanin, ndjekur nga Flamur Noka me 7 pyetje. 6 pyetje janë përgatitur nga Tedi Blushi, Luan Baçi. Ndërkohë Sali Berisha nuk ka përgatitur asnjë pyetje për asnjë prej përfaqësueseve që do të raportojnë.

Deputetët ka nisur një sherr në sallë, pasi opozita kërkon që përveç pyetjeve të depozituara, të drejtojnë dhe pyetje me gojë, kërkesë kjo që është kundërshtuar nga mazhoranca me argumentimin se kjo është një tendencë për të intimiduar titullarët institucionalë.

1 Komente

  1. N
    Ne 2030 duk do kemi as drejtesi e as BE

    Mire ben opozita, por duket se nga PS nuk ka pyetje te qenesishme per Spakun. Pse? Mos valle Spaku ka dosje kompromentuese per Ramen? Duket qe po, ndryshe nuk ka spjegim. Eshte koha qe Rama te dorezohet, te largohet sepse po e merr Shqiperine ne qafe me drejtesine e tij qe vetem e till nuk eshte. Ose, Rama te bshkohet hapur me Saliun e ta shkrijne kete drejtesi qe po pi gjakun e popullit me rroga maramendese. Drejtesia para kesaj te rese ishte jo me keq dhe kostua e saj ne buxhet ishte shume here me e vogel. Korrupsioni ishte njesoj ne te dy drejtesite. Populli do drejtesi pastaj BE.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje