Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Sula: Falë SPAK s’ka më imunë para ligjit

1 Gusht 2023, 16:05Politika TEMA

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Sula: Falë SPAK

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar sa i takon sekuestrimit të kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Sula shkruan se falë punës së SPAK tashmë nuk ka më njerëz të pushtetushëm që janë imunë përpara ligjit. 

“Afera e Inceneratorëve është aq e madhe sa që askush nuk ka iluzione se mund të bëhej nga individë të caktuar. Kjo aferë ka vënë në lëvizje një makineri të tërë qeveritare dhe përgjegjësia qëndron tek të gjithë ata që kanë vepruar e firmosur.

-Akti i sotëm i SPAK që meriton vlerësime dhe inkurajim, tregon se nuk ka më imunë ndaj ligjit.

Unë mbështes pa asnjë ekuivokë prokurorët e Prokurorisë së Posacme që  parimi i të qënurit gardianë të ligjit, ti udheheqë deri në fund, pavarësisht se kush del para në rrugën e paligjshmërisë.

-Në Greqi pak ditë më parë ministri dha dorëheqien pasi nuk ndodhej në vend pasi kishin rënë zjarret, ndërsa në Shqipëri ministrat e ligjvënësit e pushtetarët lokalë e përdorin imunitetin për tiu shmangur drejtësisë. Në këto kushte sic e kam thënë edhe më parë, puna e Prokurorëve nuk është thjeshtë ushtrim i detyrës, por mision për ti kthyer shqiptarëve shtetin ligjor dhe për të spastruar politikën nga degët dhe rrënjët e kalbura”,- shkruan Sula.

7 Komente

  1. P
    Poshtë maskarenjtë

    Vërtetë e thua o Dashi??!!!! Po më habit...Po a nuk e kontrollon Rama SPAK-un? Apo kur godet majtas SPAK-u funksionon, ama po preku djathtas èshtë i kapur nga Rama? Unë uroj që të vijë ajo ditë që kur të përmendet SPAK-u t'u shpëtojë shurra pikë-pikë hajdutëve e maskarenjve politikë të të dy krahëve !

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Jo fale SPAK ut por fale Rames thuaj por nuk t'a mban se pastaj del se dikur fale Berishes drejtesia ka ndenjur sus

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dashnori-gardiani i ligjit

        Dhe ti o hajdut e i korruptuar i ish prokurorise se Elbasanit qe i nxirje kriminelat e prostitucionit, krimit e droges pa lag ne kembim te milionave , asoj gardiani i ligjit ishe, ahhh funderrine por me funderrina jane ata qe te lejojne ty te flasesh nga foltorja e parlamentit. E c'them une, ata jane te gjithe funderrina.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          i pari duhet te jesh ti subjekt i SPAK mafioz i ish prokurorise se Elbasanit.Krimineli i ben elozhe SPAK.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjirokastriti

            U be ky koke qepa te mesoje Spak se si to kryeje detyrat . Hapu dheeee , kur kane mbetur deputete tipa si ky kokoshi i nirohiteve , qe te vjen peshtire ti shofesh pale pastaj te japin mend !

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pena

            O zot, kur flet dhe ky patoku Peqinit, .....

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

              Na u shpifen gjelat

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje