Zhvillimet në Partinë Demokratike po e ekspozojnë Ilir Alimehmeti, mjek dhe figurë qytetare që hyri në politikë me besimin te hapja dhe meritokracia, në qendër të një debati që askush në atë parti nuk po guxon ta ndërmarrë.
Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Alimehmeti kërkoi ankimim në Kolegjin Zgjedhor për parregullsi, edhe pse partia që e kandidoi, në vend që ta mbështeste, e la vetëm dhe heshti.
Në intervistën e fundit në emisionin “Kjo Javë”, Alimehmeti shprehu hapur zhgënjimin e tij me situatën në Partinë Demokratike, duke u shprehur:
“Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi. Në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi.”
Ai vijoi edhe më tej ku theksoi se partia ka një problem serioz me funksionimin e brendshëm dhe me meritokracinë:
“Ne kemi një problem me meritokracinë... kur i afrohemi pjesës së zgjedhjeve, kjo ka nevojë të çiftohet me produktivitet. Kontributi është i pamohueshëm, por pa produktivitet kjo nuk të çon në garë si duhet.”
Për Alimehmetin, gjendja është alarmante:
“Sa e sëmurë është PD? Ky është problemi kryesor. Hapja që ka qenë tejet e vogël. Është si puna e oksigjenimit – nëse s’ke mjaftueshëm, e kemi të domosdoshme, jetike hapjen.”
Këto deklarata të Ilir Alihmemetit janë të parat nga një funksionar i lartë i PD-së, që artikulohen në këtë mënyrë të qartë, mirëpo ato rrezikojnë ta shndërrojmë atë në armikun e radhës brenda kampit të demokratëve.
Deri më sot deklaratat e tij kanë qenë të moderuara dhe nuk e kanë drejtuar gishtin nga problemi real në PD, mirëpo këto të fundit silurojnë lidershipin e Berishës. Sa do jetë në gjendje të mbijetojë Alihmemeti, ngelet për t'u parë, por historia e asaj partie nuk e favorizon./TemA
Jo nuk po bëhet!. Si "doktor" që është po vazhdon të mbajë me oksigjen kufomën e sali berishës!. Kërkon një rithemelim të rithemelimit por më gjithpërfshirës me kufomën kryetar!. Lëpirës intelektual !.
Nuk distancohet ky Alibaba nga Sali non grata.
Mos u gënjeni. Iliri është goja e Saliut e modernizuar. Po ku ka byth ai ti dali kundra Salës? Pse ju duket trim juve? Adriana ajo është trime, të merr gjak në … të ndënjura, ajo dhe sidomos balerina e PD Tabakjo tauke.
Mjek sali vuku,tritan preshi nul moka etj qe smuren Shqiperine
Ore gazetaruc qe ke bere kete shkrim surugato . Alimemehmeti eshte nje anetar i ri i partise dhe si i tille nuk i ka pelqyer Berishes qe ne fillim , se eshte i ri me mendime e koncepte te reja per demokracine , ndryshe nga ato te Berishes . Edhe pse qe nder me te votuarit , bashke me Tabaken dhe ate kavajsin , ne proven qe beri Saliu para zgjedhjeve me antaresine e partise , ai asnje nuk futi nga keta te rinj ne listat e sigurta , ashtu siç kishte premtuar . Pra Alimehmeti bashke me Tabaken dhe kavajsin u bene qe ne fillim armiq te Saliut . Keshtu qe tani pas pilafit , Alimehmeti qe ngeli pa karrike , kot llomotit poshte e larte pasi "e mori ferra uraten " .
"Qe kur lindem u betuam ..." , Po KY I fundit eshte betim me i ri . Ka lindur aty nga viti 1990 . Keshtu qe , duke iu mbivene atij betimit te pare , kjo pune do haje shume gjate . Aq gjate sa dhe Zahua ka per t'u plakut mbret . Do prish kete beton arme xerxebili Alileshi ...!!!
Doktor Alimemuti nuk e kuptoj me c'fare syri e shohin kete fare doktori qe kaq shume na e ngrejne . Nese c'do figure tjeter qe i ka bere kunkuresnce Saliut i eshte dashur te pjerdhi ndonjehere per kete Ilir Alimemutin i duhet vetem nje fende e Sali Lushajt i duhet mos themi per Flamurin .
Do te hapet,ka nevoje per fryme te re me sali vukun ne krye…..! Ik ore langaraq.
Alimehmetliu per armik te ha mune,per mik te prish pune.
E kam thënë dhe në komente të tjera. Alimrhmeti ose Mehmet Aliu nuk është për politikan, kur flet ai të zë gjumi. Mehmet Aliu është për hoxhë kështu që duhet të bashkëpunojë me Komunitetin Mysliman për të marrë një detyrë në atë komunitet. Besoj që dhe çallmanë kokë do ti shkojë shumë Alimehmutit.