Shpëtim Idrizi: Nuk më intereson Beleri, e çuditshme se si Greqia çoi një hidraulik me 3 dënime në PE

6 Korrik 2024, 13:17Politika TEMA
Shpëtim Idrizi: Nuk më intereson Beleri, e çuditshme se si

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në Ditarin me Erion Dushin në A2 CNN ku foli për disa çështje, mes të cilave dhe për heqjen e mandatit për Fredi Belerin dhe shpalljen e zgjedhjeve në Himarë.

Idrizi shprehu çudinë sesi një vend i BE i ofron qytetarëve mundësinë për të votuar një person me tre dënime.

“I fundit që më intereson është të komentoj Belerin. Është një njeri me 3 emra. E dëgjuat në KQZ. Ka tre dënime me burg.

Një për armëmbajtje pa leje në Greqi, për masakrën e Peshkëpisë. Njeri i dënuar për përdhosje të simboleve shqiptare dhe tani për mashtrime në zgjedhje. SPAK duhet të vijonte hetimet për të për irredentizëm.

Ky njeri nuk duhej të kandidohej. Është një njeri që ka 3 dënime me burg dhe është e çuditshme se si një vend i BE ia ofron votuesve grekë për t’i përfaqësuar në PE. Formimi më i mirë i tij është hidraulik.

Ne nuk mund të jemi pjesë direkte e zgjedhjeve, por sigurisht që do shohim kush do jenë kandidatët. Le të presim. Kur kam dëgjuar që mund të jetë djali i Belerit, dhe që mban të njëjtën retorikë edhe ky fliste për Verio Epirin", tha ai.

5 Komente

  1. m
    mirel

    BE-ja ka shume nevoje per dike qe t'i cbllokoje halet dhe Bejdhjeri eshte personi i duhur.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nderpriteni pak ushmin mos hani mut gjithe kohes.

      Idriz cam muti, kush eshte punetor dhe i ndershem eshte i diskriminuar, nuk ka me mire se profesioni dhe puna me nder. Ti i do njerezit si puna jote qe kur ishte ne Kthimin e Pronave e mbaje vulen me vete edhe ne kafe ku aty firmosje dhe vulosje kundrejt pagesave ne dor, je hajdut, ke bere krime me vulen e shtetit, boll me hidrauliket per te mos folur me tej kur ke qene Drejtor i Pergjitheshem i Tatimeve qe rrope me gjoba bizneset me gjoba jo per shtetin por per veten tende, bajge.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jo çam po çek

        Prandaj jemi në këtëderexhe ne në Shqipëri se këta politikanët sapo ndrojnë parti ju duket sikir kanë rilindur. Dhe ky Idriz, që për këtë që shkruan ka të drejtë plotësisht, kujton se nuk e dinë njerëzit se çfarë ka bërë dhe mw çfarë rron ka që në 2009 që ka ikir nga pushteti me xhepat plot.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pordheri

          Pse të mos e çonte?! Kush i rregullon nevojtoret e BE -së. ? Beleri në Parlament nuk flet dot se s'di.Rrogën po e do... Atëhere rregullon nevojtoret dhe paguhet.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erdogan

            Populli thote Te Humbte Vula d.m.th Emri apo Identiteti. E Cuditshme eshte zoti Idrizi qe you ish Epirotet u convertuat ne Turq Islamike. Ishit Administrata Osmane. Krimet tuaja kunder (Crimes Contra) Kaurreve te Derrit nuk jane asgje perpara "Komunisteve" kunder Ballit te "Kombit" Arnaute.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje