‘Shqipëria vend europian’, zv.kryeministri italian Tajani: Do ju mbështesim që të bëheni pjesë e BE

18 Shkurt 2026, 10:48Politika TEMA

‘Shqipëria vend europian’, zv.kryeministri italian Tajani: Do

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani në ministerialin e Korridorit VIII që u mbajt në Tiranë, përcolli mesazhin se Italia do të mbështesë vendin tonë në rrugën drejt BE-së. Tajani tha se Shqipëria është vend europian, ndërsa shtoi se Korridori VIII është pjesë e strategjisë për bashkimin e Ballkanit me BE-në.

“Jam dakord me ju se dhe për italianë korridori VIII nuk është vetëm zgjedhje teknike, është zgjedhje politike se kjo pjesë e strategjisë tonë për bashkimin e Ballkanit, është përparësi strategjike për qeverinë italiane, do të bëjmë maksimumin t’ju ndihmojmë që të bëheni pjesë e BE dhe jam i qartë për Ballkanin Perëndimor. Më 30 mars do të kemi një grup të miqve të Ballkanit për të afirmuar mbështetjen për bashkimin e rajonit.

Deklarata e përbashkët që do miratojmë, do të përçojë mesazh të fuqishëm, korridori 8 është përparësi e përbashkët strategjike për ekonomitë tona. Jemi të angazhuar për të hedhur hapa konkrete për realizimin e tij. Është kryesor për tregtinë, për Italinë tregtia është pak a shumë 40% e PBB sonë. Objektivi ynë është të rrisim eksportet, për këtë do punojmë fort Potenciali për aktivitet ekonomik mes Adriatikut dhe Ballkanit, është i jashtëzakonshëm.

Sot më shumë se kurrë, përfundimi i Korridorit VII është objektiv kyç sigurie, është instrument për të forcuar shtyllën europiane të NATO-s, nëse duam të jemi më të rëndësishëm, nëse duam të flasim me amerikanët në të nj

3 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    Tako kriminelin sali,a eshte dakord per te na mbeshtetur per ne BE

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labeati

      Tajani eshte me origjine arberesh

      Përgjigjjuni
      1. m
        muslimani

        DMTH KUR TE SHPERBEHET BE DO FUTEMI NE?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje