Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

17 Shkurt 2026, 21:50Politika TEMA
Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme me delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të kryesuar nga Kryetari, David McAllister.

Takimi u fokusua në ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e veçantë e mbështetës të Parlamentit Europian.

Gjatë shkëmbimeve, u theksua nevoja për të vijuar me vendosmëri reformat, për të maksimalizuar rezultatet, me vitin 2026 kyç për jetësimin e planeve të bashkëdakordësuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali nënvijëzoi se me eurodeputetët u ndalën në mënyrat për zgjerimin e mëtejshëm dhe diversifikimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet europiane, përfshirë Parlamentin Europian në çdo fushë e aspekt sot si vend kandidat dhe së shpejti si vend anëtar.

“I falënderova për mbështetjen e procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si një investim i vyer për paqen, sigurinë dhe begatinë e kontinentit tonë”, shkroi Spiropali.

Kënaqësi të prisja sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të kryesuar nga Kryetari, David McAllister.

Patëm një bisedë të njëmendtë mbi:

* Ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e veçantë e mbështetës të Parlamentit Europian;

* Nevojën për të vijuar me vendosmëri reformat, për të maksimalizuar rezultatet, me vitin 2026 kyç për jetësimin e planeve të bashkëdakordësuara.

* Rëndësinë e linjëzimit të plotë të politikës sonë të jashtme me atë të përbashkët të BE-së, si investim madhor në forcimin e bashkëpunimit;

* Mënyrat për zgjerimin e mëtejshëm dhe diversifikimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet europiane, përfshirë Parlamentin Europian, në çdo fushë e aspekt — sot si vend kandidat dhe së shpejti si vend anëtar — në të mirën dhe të ardhmen e përbashkët, për t’u bërë ballë sfidave dhe paparashikueshmërisë globale në rritje.

I falënderova për mbështetjen e procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si një investim i vyer për paqen, sigurinë dhe begatinë e kontinentit tonë.

1 Komente

  1. D
    Diolomati i karrieres

    Perpjekje kolosale dhe investim ne imazh e dukje, por mbetet provinciale dhe pa asnje substance.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje