VIDEO/ “Shqipërisë nuk ia hidhte kush as qurret” - Rama: Sot trajtohemi me respekt dhe seriozitet

8 Prill 2025, 09:14Politika TEMA
VIDEO/ “Shqipërisë nuk ia hidhte kush as qurret” - Rama:

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është në një fazë transformimi, ndërsa kërkoi votën më 11 maj me qëllim anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Rama tha se dikur Shqipërisë “nuk ia hidhte qurret askush”, ndërsa sot “shihet me seriozitet dhe është bërë destinacion turistik”.

Kreu i qeverisë ironizoi programin e opozitës, duke thënë mbetet në kuadrin e “dëshirave elektorale”.

"Shqipëria është në një fazë transformimi, Shqipëria nga një vend që nuk ja hidhte kush qurret kur i thonë, është bërë në një vend që shihet me seriozitet, shihet si një destinacion turistik që rritet me shpejtësi marramendëse.

Ne ndërkohë gjithë puna jonë është punë me një program tash e 12 vjet dhe çdo hap që bëjmë ne është i programuar. Ndërkohë kush flet në hava nuk ka program.

Na kanë dhënë një datë, na kanë dhënë një afat gjë që nuk e bëjnë zakonisht.

Duan të japin një shenjë shumë të qartë jo për ne, por për botën se BE po zgjerohet dhe po unifikohet.

BE ka dëshirë të zgjerohet, ka dëshirë të marrë 6 vendet e BE, por nëse thotë Shqipëria dhe Mali i Zi, do të thotë që Shqipëria dhe Mali i Zi janë pranë plotësimit të kushteve të BE.

Pensionet do të rriten ashtu sic e kemi thënë dhe sic e kam bërë publik qëndrimin tonë në atë prezantimin e objektivave të programit tonë qeverisëse. Se ne kemi program qeverisës, jo program të dëshirave elektorale", tha ai.

Në mesazhin e tij, Rama theksoi se Bashkimi Evropian nuk bazohet në retorikë politike apo preferenca partiake, por në rezultate konkrete. Sipas tij, dera për anëtarësimin është e hapur dhe ky është një moment historik për Shqipërinë.

“BE nuk bën komente në Facebook, nuk ka fanellë partiake dhe nuk merr pjesë në votime. Ka një mekanizëm të ftohtë që vlerëson vetëm punët dhe rezultatet. Ky është momenti i historisë ku ne mund të bëjmë diçka që askush tjetër nuk mund ta bëjë. Çdo lëkundje më 11 maj do të ishte fatale për vendin,” – deklaroi kryeministri.

5 Komente

  1. r
    rrofte kumandar Rama !

    ketu ke te drejte, por moh harro, kjo nuk eshte gjithcka. Shume te votojne se ska njerez te tjere te sakte Kete mbaje veth ne vesh

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      eshte me keq gjendja e albanistanit sot mbas 30 vitesh o ramazon. Ne 1997 bota perendimore na shikonte te varfer, te vuajtur, etj tani na shikon si vend musliman, trafikante droge, kriminela, burgjet plot kudo ne evrope. Ve bast qe nuk gjen nje shtet qe ka dicka pozitive te thote per albanistonit, nje vend qe urrehet nga vete patriotet se bia era kerme turkarapi.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kerko ndjese!!!!

        KERKO NDJESE PER ATE SHPREHJEN... "QYRRE E QURRET..." RIGHT?! POLITIKANEVE QE SHQIOTARET NUK U HEDHIN AS QURRET, TI I OKSIGJENON, PERKEDHEL DHE FINANCON! KETE SHIH TI....!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bufi

          Ore rrugaç plehre. Ti Shqiperise i ke borxh edhe ato dhembet qe ke ne goje. Se kur u bere km i kishe plot krimba. U vinte ndoht njerzve te te afroheshin. Pisanjos. Ne Shqiperi erdhi George Bushi, Shqiperise ju hoqen vizat e udhetimit dhe u fut ne NATO para se te vije ti km. Ti nje mut te madh ke bere. Perveçse te mbajme mbrapa si klloun oborri, per shqiptaret nuk ke sjelle asnje progres. Prej teje dhe bandes tende, po ikin nga syte, kembet. Akoma uje nuk kemi ne çezma. Idiot megalloman narcizist.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Simbad

            Ajo Shqiperi "qe nuk i hidhnin as qurret" te zgjodhi ty te parin e vendit. Per kete, ti duhet ti jesh mirnjohes, z Kryeminister dhe duhet te flasesh me respekt dhe perunjje. Shqiptaret e asaj Shqiperie "qe nuk i hidhnin as qurret" te dhane ty tre mandate qe ti drejtosh per ta bere Shqiperine me te mire. Te besuan ty te ardhmen e femijeve te tyre per 12 vjet me rradhe. Ketij besimi ti ju pergjigje duke sjelle ne pushtet lloj lloj gangsterash e hajdutesh, lloj lloj fyçkash e bishtperdredhurash qe abuzuan me besimin e Shqiptareve dhe i vodhen deri ne palce. Ne shenje mirnjohje per besimin qe te dhane, ti e shnderrove vendin tone ne nje vend pa te ardhme. Ti vrave shpresen e te rinjve dhe i detyrove ata te merrnin rruget e botes. Sido qe te jete Shqiperia, me apo pa ty, me apo "pa ja hedhur njeri qurret", do rroje ne shekuj. Kurse ti , do mbahesh mend si njeriu qe e zbraze Shqiperine nga rinia, si kryeministeri qe nuk mban pergjegjesi per ate qe bejne ministrat e tu hajduto-trafikante, si sherbetor i oligarkeve dhe autokrat mosmirnjohes.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje