Shqyrtimi në “Kushtetuese” i ankimimit për listat e mbyllura/ Rrëzohet kërkesa e parë për pezullim

4 Dhjetor 2024, 18:27Politika TEMA

Shqyrtimi në “Kushtetuese” i ankimimit për listat e

Ankimimi i shtatë partive, deputetit Lulzim Basha dhe tre të tjerëve për të shfuqizuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara në fund të korrikut nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u diskutua këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese.Pas rreth 6 orëve seancë, “Kushtetuesja” rrëzoi kërkesën e parë të partive për pezullim.

Ata kërkuan ekzaktësisht pezullimin e zbatimit të neneve 67 dhe 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024. Interpretimi përfundimtar i nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimi i tij”.

Partitë ankimuese Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, organizata “Shqipëria Bëhet”, partia “Nisma Thurje”, Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, partia “Aleanca Demokracia e Re”, partia “Lëvizja Demokratike për Ndryshim”, partia “Kombëtare Konservat” i kërkuan Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën ndryshimeve që bënë duke mbyllur listën e kandidatëve për deputetë, në pjesën më të madhe të saj.

Kërkesa e plotë: “ Shfuqizimi i neneve 67 dhe 163, pikat 2 dhe 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të neneve 67 dhe 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024. Interpretimi përfundimtar i nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimi i tij”

2 Komente

  1. A
    A moj GjK moj GjK, sa do na lesh me prit?

    GjK eshte e kapur nga te dyn, nongrata dhe Rama. Po te hapen listat 100%, asnje deputet aktual nuk ka asnje shans te fitoje oerseri. Popullit kete te drejte po ja mohon GjK qe mos qofte.

    Përgjigjjuni
    1. Vladimir Lulaj - kryetar i partisë Mirqënia Popul

      Gjykata Kushtetuese është e detyrur që, kryesisht, të shpallë absolutisht të pavlefshme ndryshimin e 11 neneve themeltare të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të miratuar me Referendum Popullor më 21 tetor të vitit 1998, duke shpallur absolutisht të pavlefshme këto ndryshime, të kryera me pucin antikushtetues të marrëveshjes politike antikushtetuese Sali Berisha - Edi Rama, të firmosur mē 21 prill 2008, me argumentin procedurial se Kushtetuta, e dekretuar më 28.11.1998 me Dekret të Presidentit të Republikës, është miratuar me Referendumin Popullor më datën 21 tetor 1998; ndaj si e tillē, cdo ndryshim i kësaj Kushtetute ka legjitimitet dhe legalitet ligjor vetēm kur ndryshimet bëhen me Referendum Popullor. Argumenti i dytë është cdo Deputet i Popullit zgjidhet drejtpërdrejt në Zona Elektorale një emërore, sipas principit maxhoritar dhe deputetët nuk mund të emërohen nga kryetarët e partive politike me lista të mbyllura. Partitë Politike parlamentare nuk mund të "pushtojnë..." Pushtetin e Pavarur Shtetëror Legjislativ, sic ka ngjarë mē 21 prill 2008, sepse janë të ndara nga Shteti Unik Kombëtar dhe thjesht konkurojnë për të fituar besimin elektoral të Shoqërisë Civile Për administrimin politik qeverisës të përkohshëm, që është pjesë e administratës politike të Pushtetit të Pavarur Shtetëror Ekzekutiv; që përbëhet nga nga dy administrata të pavarura nga njera - tjetra, sic janë: 1. Administrata Civile e Përherëshme, ose Publike; 2. Administrata e Përkohëshme Politike Qeverisëse e Vendit; ku partia, ose aleanca partiake qeverisëse, njihet si pozitë politike parlamentare, që përfaqsohet në aneksin politik të Parlamentit me minimumi 21 deputetë partiakë, si dhe Opozita e Qeverisjes Politike, që përfaqsohet me maksimumi 19 deputetë partiakë; të cilët janē nomenklaturë e forumeve dhe organeve vendimarrëse të partive politike; por jo Deputetë të Sovranit Popull. Pushtetet e përkohshëm Politikë kontrollohen nga Pushteti i ePavarur Shtetëror Legjislativ, që është më kryesori, si dhe i vetmi pushtet shtetëror që mbron Interesin e Përgjithshēm të Shtetit Unik Kombëtar. Cdo mosmarrëveshje eventuale midis pushtetit të përkohshëm tē administratës politike me Pushtetin e Pavarur Shtetëror Legjislativ zgjidhet, nē përputhje me Procedurën Kushtetuese, nga tre nivelet e sistemit tē zakonshëm të Pushtetit të Pavarur Shtetëror Gjyqsor, si dhe Gjykata e nivelit Kushtetues. Ka ardhur momenti të kuptohet mirë e drejt koncepti evolutiv i Shtetit Unik Kombētar Ligjor; ku rol kryesor ka Gjykata Kushtetuese, që mbron "themelet strategjike të Shtetit Unik Kombëtar"...; ndaj, në këtë kuadër, ka rol të jashtëzakonshëm Gjykata Kushtetuese; e cila lypset të aktivizohet kryesisht, ose me iniciativën e vet, sic është rasti për shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes antikushtetuese të 21 prill 2008; që ka "eleminuar e pushtuar pushtetin e pavarur shtetëror legjislativ; duke e shndërruar demokracinë në neodiktaturë partiake, rrëzuar Parlamenin dhe shndërruar atë në "shërbëtor" të kryeministrit jo llogaridhënës, superligjor, ose mbret pa kurorë. Që të funksionojë normalisht, Shteti Unik Kombëtar Ligjor ka nevojë për tre fuqi të pavarura nga njera tjetra, me kompetenca kushtetuese, që kufizojnë njera tjetrën, duke respektuar procedurën ligjore kushtetuese, që parashikon se partitë politike janë të Ndara nga Shteti Ligjor dhe të kufizuara brenda rolit të administratës së pushtetit të përkohshëm politik, të deleguar sipas verdiktit elektoral të Shoqërisē Civile Adulte Shqiptare; që së bashku me administratën e pavarur civile të përherëshme publike, përbën Pushtetin e Pavarur Shtetëror Ekzekutiv; i cili është pjesë integrale e Shtetit Unik Kombëtar Ligjor. Me respekt: Vladimir Lulaj, kryetar i partisë Centriste të Mirëqënies Popullore të Shqipërisé, (PMP). Tiranë, mē 04.12.2024.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje