E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn është në Vlorë këtë të mërkurë, ku ka zhvilluar një takim me drejtorin rajonal të të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin "Ismail Qemali".
VanHorn theksoi në këtë takim rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
“Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve,” u shpreh ajo para studentëve.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është përsëri #PërtejTiranës – këtë herë në Vlorë! Duke e nisur udhëtimin e saj me një takim së bashku me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës, znj. VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. “Reforma në drejtësi është puna e të gjithëve,” u shpreh ajo para studentëve”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Lini një Përgjigje