"PD, e dobët për shkak të 'non gratës'", Ngjela: Berisha ka orientim politik nga Beogradi e Moska

4 Dhjetor 2024, 14:34Politika TEMA
"PD, e dobët për shkak të 'non gratës'",

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar situatën e Partisë Demokratike, duke thënë se ajo është e dobët për shkak të statusit “non grata” të Ssli Berishës në SHBA, që përbën një pengesë për fitimin e pushtetit.

Sipas tij opozita nuk i ka votat për të ardhur në pushtet edhe sikur të jetë e gjitha në një koalicion.

Në një intervistë për RTSH 24, Ngjela ka shtuar se Edi Rama e mban Sali Berishën në PD për të forcuar pozitat e tij politike, duke e përdorur atë si një faktor të dobësisë së opozitës.

Avokati tha se Berisha ka orientim politik nga Beogradi e Moska dhe se kjo nuk i lehtëson pozitat e tij në SHBA.

“PD me Saliun është e dobët se ai është non grata në SHBA. S’mund të ketë një parti të djathtë kryetari i të cilës të jetë non grata në Amerikë. Në funksionon që non gratës duhej të tërhiqej, ai nuk ka asnjë shpresë nëse PD nuk vjen në pushtet, por partia nuk vjen dot në pushtet me Berishën. Dhe këtë e shfrytëzon Rama.

Non grata ka tjetër procedure dhe nuk e bind dot Senatin pa pasur të vërtetën dhe nuk e rrëzon dot Trump. Po flasim për korrupsionin. Procedura ka nisur kur Trump ka qenë president dhe e shoh shumë të vështirë që t’i heq non gratën. Unë kam informacione që Berisha ka 20 vite që nuk është me politikë amerikane, ai është nga Beogradi në Moskë.

Prandaj si zor që ta lehtësojë politika amerikane me heqjen e non gratës. Rama mban Saliun se s’ka vota, i thotë sa të jetë ky në PD unë fitoj dhe është në rregull. Berisha lufton për vetën e tij. Opozita edhe gjitha së bashku nuk i ka votat për të ardhur në pushtet”, tha Ngjela.

5 Komente

  1. K
    Ka marue Saliu o avokatm ka marue krejt

    O avokat Ngjela, PD asht e dekun prej 10 vitesh tash. Pytja asht a do i shpeton Saliu burgut a jo. Duket qe jo. Ka vetem nje shans saliu, vetem nese Shqipnin e pushton Serbia dhe Naton e mund Rusia, pra kur Ballkani krejt te flet serbisht e rusisht.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ky Pest i Njerezimit do perfundoj ne Hage

      Eshte antinjerezore qe Kriminel qe ka ber Krime e Tradheti pafund, te jet ala i lir, dhe Ndyje gjithcka ku cfaqet ( me ate Makiazhe prej Prostitute ) qe ngjal skrupull e Neveri . Hiqeni sysh Kermen shqiptareve

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Sa mire do beni. Por se mos dalin edhe andej gjyqtare te blere nga Rama sic dolen ne Paris e Londer?

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gezim

          Cudi. Mbaj mend qe Ngjela shkoi ne Serbi jo Berisha.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Old

            Kurse Ngjela ka orientim nga pidhi i së emes

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje