Njeri me integritet, profesionist shumë i mirë dhe i pakorruptuar. Kështu e ka cilësuar deputeti demokrat Dash Sula, kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, sipas të cilit është fat që ndodhet në krye të atij institucioni.
“Po ju garantoj që Dumani është njeri me shumë integritet, shumë profesionist i mirë dhe i pakorruptuar dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë. Është fat që e kemi në krye të SPAK. Ndihet fort dora e SPAK tani si po funksionon pavarësisht se ligji për prokurorinë ka një ndryshim total, por kompetencat si drejtues i SPAK i u ushtron me përgjegjësi të madhe”, tha ai.
Po meritën për funksionimin e këtij institucioni, deputeti demokrat ia njeh edhe presionit ndërkombëtar, kryesisht amerikan, që sipas Sulës pa ta, kjo strukturë nuk do të ekzistonte.
“Po të mos ishin amerikanët ta harrojmë se do ekzistonte një strukturë si SPAK-u. Reforma është bërë jo në kuptimin e diktatit, por duke parë zullumin e korrupsionit kishte ardhur momenti dhe presioni i ndërkombëtarëve ka qenë shumë i madh se korrupsioni po përfundonte në çdo qelizë të këtij shteti”, tha Sula.
Ai shpreh keqardhje për akuzat e Sali Berishës për SPAK-un dhe Dumanin. Sipas tij Dumani nuk ka përgjegjës çështjen Berisha dhe thekson se opozita duhet ta mbështesë këtë institucion të drejtësisë.
“Keqardhje se zoti Berisha është babai ynë ideologjik dhe historik, por ndaj qëndrime të ndryshme me zotin Berisha për disa gjëra. Politikani duhet të shohë problematikat te vetja, por atakimi që i bëhet organeve të drejtësisë nuk i shërben shoqërisë shqiptare më shumë i prishin punë dhe nuk krijojmë impakt pozitiv. Opozita duhet te ishte në mbështetje të SPAK. Për çështjen Berisha përgjegjësia e Dumanit është zero”, u shpreh Sula.
Sula u shpreh i bindur të mbështesë SPAK-un pasi sipas tij “po të mos ishte SPAK do ishin zero ndëshkimet nga mazhoranca dhe kushdo politikan”.
e me te lumto o Dashnor ! Bravo ! tani ke fol tamom !
Na thoni dicka per ate hetuesin e diktatures qe u zgjodh nga motra e qeverise.
Fole nje here si burrat o Dash, bravo, perbindeshi i vicidolit eshte ne lajthitje te theksuar mendore prandaj flet nga kati i 8te sikur eshte ne hene dhe jo ne toke.
Bravo gjeli i peqinit. Me ne fund e the nje fjale me mend dhe qe i shkon situates se soteme. Por kujdes,se, po mori vesh Sali Berisha t'a leroi nenen. Aii te hedh ne rruge si nje cope lecke pavlere. Dash Sula i ka sherbye mew mish e me shpirt Saliut,madje me shume se servili Flamur Noka.
Plere njeri plehre tjetri...asgje me shume... z.Dumani do ti shkaperlleje te gjthe me anen e Ligjit dhe Drejtesiese ... cilido qofte qe ka vjedhur me anen e pushtetit..dhe qe kane vjedhur jane shumica....jane dhe disa kurva te vogla qe jane larguar nga politika.... mbasi kane vjedhur....dhe nxjerin kokat nganjehere rradhe me ndonje Interviste..
Vone eshte kujtuar Dashnor Sula, ky antiamerikon taleban shqiptar deputet i felliqur. I ka hyre frika ne palce miut.
Te dhjefsha mu ne babain tend ideologjik i cili eshte nje kriminel mesjetar. Padyshim qe Spak eshte para proves se madhe per fitimin e besimet te shqiptareve, pas ndeshkimit qe do marre familja me kanibale dhe me e korruptuar e ketij vendi
Fatkeqesi kombetare,Dash Sula protagonist i politikes Shqipetare!Sa turp ku eshte katandisur kazani mediatik!Po Paloqja ku eshte xhanem,ka zera qe i ka mbetur hateri qe i la Partiçken Mulit ,Salqiu dhe jo Paloqes!