“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

12 Shkurt 2026, 13:55Politika TEMA
“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”,

Në Kuvendin e Shqipërisë është lexuar projekt-deklarata e përbashkët, e hartuar nga Igli Hasani dhe Tritan Shehu, për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës për 4 krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në projekt-deklaratë, shprehet mbështetja totale ndaj luftës çlirimtare të Kosovës kundër regjimit të Millosheviçit. Kuvendi i Shqipërisë kundërshton dënimin me 180 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së, pretencë e prokurorëve specialë, dhe shpalljen e tyre të pafajshëm.

“Kuvendi, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës së UÇK-së, thekson se kjo ushtri ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat e njeriut. Kuvendi vëren me shqetësim se kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë, duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb, që kreu spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullit të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë deklaron mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar për drejtuesit e UÇK-së, që ishin dhe mbeten përfaqësues të aspiratave dhe të drejtave të popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje. Lufta e tyre ishte e drejtë, e mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut. I drejton kërkesë Dhomave të Specializuara në Hagë, komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare që të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm që respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Kujton bashkësinë ndërkombëtare se lufta e UÇK-së u zhvillua në kushtet kur regjimi i Millosheviçit po kryente spastrim etnik dhe akte gjenocidale ndaj popullatës civile të Kosovës, dhe se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 konfirmoi legjitimitetin e asaj lufte dhe natyrën kriminale të regjimit të Millosheviçit. Shpreh solidaritet të plotë me popullin e Kosovës dhe familjet e drejtuesve të UÇK-së, duke ritheksuar se kombi shqiptar qëndron i bashkuar në mbrojtjen e të vërtetës historike dhe të dinjitetit të luftës për liri.

Shpreh angazhimin për të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm diplomatik dhe politik në forumet ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën e UÇK-së të mos cenohet dhe drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

7 Komente

  1. N
    Ndodhe dhe keshtu

    Sadhiu dhe Pina nuk ishin ne salle kur u votua per rezoluten

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avni Rustemi

      Te gjithe Shqiptaret anembane Globit ne mbrojtje te UCK-se dhe drejtuesve te saje. Denimi i tyre per luften e drejte shpreh qarte se Gjykata e Hages drejtohet nga qarqe antishqiptare dhe i sherben atyre. Mjaft me duruam keto padrejtesi qe behen dhe jane bere ndaj Popullit Shqiptar nga Europa. Gjykata e Hages te mos financohet me nga Kosova, Ajo nuk i sherben Kosoves.Te gjithe ne proteste kunder politikes antishqiptare te Europes.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kot sa e lexova.

        Ça janë kto deklarata teorike e boshe.... . Kush po I lexon kto? Po shkoni atje në Hagë, kërkoni lirimin e tyre, ose le të dënojnë edhe Bill Klintonin dhe Toni Bler.... Drejtohuni presidentit Tramp se e zgjidh ai këtë punë. Ja pret financimet Gjykatës së Hagës.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na myten arbanistanet

          Sapo te lexoje komentin tend e do jà prese ..

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fieraku

          Shqipe kudo qe jeni BASHKOHUNI(HEMI)..sepse vetem Keshtu do te Mbijetojme si Kombe..

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tradhetar do te kete gjithmone

            shikohen disa qe nuk Votojne??Pse??

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sass

              Kuvendi i shqiperis duhet ti drejtohet Presidentit te shteteve ta bashkuara te amerikes per burgosjen e zinxhirit drejtues te UCK ku tani i bie qe kjo lufte ka qene e padrejt,amerika eshte ne kete mes qe duhet te mbrojne veten e tyre per bombardimet qe i beri serbis,nese kjo nuk ndodhe atehere historia e kesaj lufte zhduket dhe hero shpallet armiku i UCK ALBIN KURTI

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje