
Është vendosur të shtyhet për ditën e nesërme mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e mandatit të Arben Ahmetajt.
Shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të avokatëve përfaqësues të Ahmetajt, si dhe me aprovimin e anëtarëve të maxhorancës në Këshillin e Mandateve.
Kundër kësaj kanë qenë anëtarët e opozitës të cilët kanë kërkuar që mbledhja të mbahej me dyer të hapura si dhe të përfundonte sot.
Megjithatë avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori kanë kërkuar shtyrjen e seancës për ditën e nesërme. Sipas tyre, mbrojtjes i nevojitet më tepër kohë që të përgatitet për argumentet e tyre.
Se çfarë më kujton kjo histori ?? Me duket njëlloj sikur po pushkatohet Beqir Balluku dhe thotë. I thoni shokut Enver, po ai di gjë. Me të drejtë lind pyetja! Po Edi a si gjë?????
Edi nuk merret me gjera te tilla te vogla. Ai eshte lider boteror.
Këta kacafyten për pushtet që të vjedhin popullin dhe pasta të largohen me gjërat e vjedhura. Shumica,pakica,djathtas,majtas,poshtë,lart. Shtet mafjoz në shërbim të korrupsionit. KM me me velian hedhin hi syve popullit me llustrime të panevojshme dhe boshe.