
Nga Ylli Pata
Arben Ahmetaj është deputeti i katërt socialist që vjen në grupin e PS-së për të hapur rrugë për një veprim ekstrem siç është arresti me burg.
Për parantezë, gjithë këto ditë në lidhjet direkte në televizione thuajse të gjithë flasin për imunitet. Imuniteti, sa për informacion është hequr që prej vitit 2013. Askush nuk e pengon prokurorinë të hetojë, përveç kontrollit në banesë, në makinë, në mjedise private, apo ta përgjojë.
Nejse në këto 4 raste deputetësh apo raste të tjera kur nuk ka pasur nevojë për Parlamentin, pra kur zyrtarë të PS janë marrë nga SPAK në burg, përgjithësisht, mazhoranca ka thënë thjesht frazën që drejtësia të bëjë punën e vet, ne nuk bëhemi mburojë politike.
Para 2013, kur Ina Rama, atëherë kryeprokurore, çoi tre kërkesa për heqje imuniteti, nuk u dha leja për arrest, por vetëm heqja e imunitetit. E nga ana tjetër u sulmua Prokuroria “që të ketë kujdes” e me radhë llafet e tjera të rënda.
Nejse ajo kohë ka ikur. Ka ardhur një kohë krejt tjetër, kur nuk ka më kryeprokuror, por është SPAK që çon në Kuvend kërkesat për zyrtarët e lartë.
SPAK, që ka hapur dosje pa fund për politikanë, zyrtarë e nëpunës të lartë, dosje që me shumë të drejtë ka nisur të debatohet. Të debatohet për të drejtat e personit të hetuar, i cili është një i pafajshëm deri sa të jepet vendimi i gjykatës.
Me të drejtë, ka juristë si Ylli Manjani, por edhe të tjerë juristë të njohur, që kritikojnë SPAK për xhusticializëm, për drakonizëm, për masa paraprake, pra për arrest, që merren pa pasur të vërtetuar plotësisht akuzën me prova shkencore e dëshmi.
E ky debat është realisht ajo që ndodh në çdo vend të Perëndimit. Italia, një vend që është shumë referencë për modelin dhe afrinë me mjedisin tone, ka pasur modelin e “Mani Pulite” në 1992, kur një ekip prokurorësh ndikuan të ndryshohet e gjithë elita politike në vend. Por edhe vendosën precedentin e “paprekshmërisë”.
Në Itali, edhe pas 30 vjetësh ka një betejë mes “xhusticialistëve” dhe “garantistëve”. Pra atyre që kërkojnë nga drejtësia që të ndërhyjnë ashpër nëse ka politikanë që abuzojnë, e të tjerë që kërkojnë që të mos ketë prokuroria rol protagonisti, por të pritet vendimi i gjykatës.
Para disa vitesh, Matteo Renzi, kryeministër i Italisë u përball me një betejë të tillë. Babai i tij u akuzua nga prokuroria e Firences për disa fatura, që sipas prokurorëve kishte abuzuar. Mediat dhe politika e mbytën Renzin për “babain” hajdut. Para pak ditësh, gjykata e lartë vendosi pas disa shkallëve se prokuroria e kishte gabim. Renzi nuk është më kryeministër por festoi hakmarrjen e tij dhe i sulmoi kundërshtarët me buzëqeshjen e tij.
Në fakt buzeqeshja pas vendimit të gjykatës është i vetmi instrument në këtë sistem. Nuk ka mundësi tjetër. Para akuzave zyrtare nuk janë ndodhur vetëm zyrtarët shqiptarë sot, por edhe gjigandë të tillë si Zhak Shirak, Sarkozy, Papandreu i madh, i vogël, Pangallos, e shumë e shumë të tjerë. Hetimi, në një sistem si i yni është një aksiomë.
Po pse atëherë sot ka një stress e mllef kaq të madh në panelet e darkës, kur vetë njeriu që është i akuzuar, Arben Ahmetaj, edhe pse natyrisht është i brengosur, ka thënë se është i hapur për hetimet. Shikoje një paneliste të irrituar që bën pretencën nëpër ekrane. Dhe kërkon se kush duhet të jetë i akuzuar e kush i burgosur, e kush i izoluar, e madje edhe me sa vite burg.
Përse këta panelistë që natyrisht përfaqësojnë politikanë nuk çojnë në SPAK dyshimet apo provat që ata kanë për “politikanët e nivelit të lartë”? Kështu bëri edhe LSI me rastin e inceneratorëve, siç tha me dokumente konfidenciale nga pushteti. Por hapi një cikël ku sot ka disa dosje nën hetim, disa zyrtarë në burg, disa procese e do të ketë natyrisht vendime gjykate.
Po pse atëherë ka kaq stres? Kleçka fshehet në frazën e parë të kërkesës së SPAK për Ahmetajn, si duket. Pasi zoti Ahmetaj është zyrtari i parë i lartë që po hetohet për fshehje pasurie. E gjasat janë që ky precedent të hapi rrugën…
Yll jane 3 gazetar kronist gjaku qe japin mend e diktojne prokurorine, eshte ajo kafsha fytyr kali me mbiemrin Lalai, skraparlliu Artan Hoxha dhe ai katnari i Samatices Ferdinand Dervishi. Kultura e fshatarit qe jep men kur ska tru vet.
Jam shume dakord. Jane fshatare te pagdhendur. Duan 100 vjet te behen pak qytetare. I Madhi Sefer Daja thoshte: Nga katuni ke ardhe, n'Tirone ke zon ven, tu ka bo kaptina sa i koqe dardhe, do me na dhon ene men. Keta katundare qe bien era shurre e korrupsion e antiqytetari, duhen eliminuar e paditur nga ana qe akuzohet.
Jane te terrorizuar nga ky sharlatani i SPAK qe i denon njerezit me urdherat e sherbetorit te Serbise Rama hajdutit
Te terrorizuar jam une e ti por jo ai, ata… lol
Përballë një kombi hajdut dhe të korruptuar nga I pari deri tek i fundit, as drejtësia amerikane nuk mund të ketë forcë, jo më drejtësia hajdute dhe e korruptuar shqiptare.
Qe te korruptuarit te perfundojne me burge nuk ka rendesi partia ku aderojne askush nuk eshte kundra por te qendroje i lire krimineli komunisti Berrisha eshte sikur ta filloshe drejtesine nga bishtin. E kuptojne keta prokurore qe ky njeri prodhoje grusht shteti ,shkaterimi 1997 ,Cez ,Gerdeci ehhhh me rradhe nje liste e gjate
Po more rrote kari! Ta kane thene kaq shpesh gazetat e qdverise dhe taulanti ne parlament saqe ska dyshim se ashtu duhet te jete! Namin ka bere Berisha !! Po more rrote komplet, po pate ndonje fakt ndihmoje SPAK-un, se prokuroret nuk arrestojne me shkrime apo opinione gazetash.
SPAK nuk egziston fare, bile eshte bashkepuntor ne krim dhe tradheti ndaj Atdheut sepse u krijua per gjendjen me PLEPAT qe beri Sali Berisha dhe vazhdojne te rriten PLEPAT. Arben Ametaj eshte hajdut, ka pasur gjithe ato poste deri zv kryemiister. Kur u be hajdut Arben Ahmetaj dhe kur u be hajdut Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mehdiu, Genc Pollo, Arben Imami qe shiti dhe nendeteset e Pashalimanit. Pra, sa kohe ka Ahmetaj dhe sa kohe kane keta?! A ka radhe ne kryerjen e krimit per tu denuar apo do ta fillojme nga foshnjat qe lindin?! Prandaj Spak ka vdekur pa u lindur sepse te keshe 32 vjet krim, vjedhje, tradheti, shkaterrim prone dhe populli ulurin e te merret SPAK pse Bici qiu Almen, kjo s'ka as bythee te rrije , prandaj njerezit do kalojne ne vetegjyqesi se demokracia nuk po u garanton drejtesi per jeten; bile u ka marre jeten mijra njerzeve dhe s'ka asnje denim nga shtresa makabre e politikes. Spak ka vdekur, sepse prokuroria tallet dhe ka 32 vjet qe po vdes shqiptaret fukarenj, te ndershem dhe qe shikojne hallin e tyre, prandaj duhet te ngrihen kunder SPAK, kunder BKH, kunder avokateve qafederra qe i shkarkon vetingu se vodhen popullin dhe pastaj behen "avokat" te popullit. Ulurime: Spak ka vdekur.
SPAK-u te rru meneren. Asnje nuk trembet. Bejne ca muaj burg, thjesht te kenaqet opinioni, kur nga ana tjeter kane vjedhur miliona dollare. Dhe se fundmi gezojne jeten e milionereve sa dalin ga "burgu". . SPAK-u do ishte vertet i frikshem kur t'ja merrte gjithe pasurine dhe t'i linte ne apartamentin "dhome e guzhine" qe kishin para se me hy ne politike...
O Pate boll na treguat perralla me mbret se keu ne kete vend eshte bere muti mullar nga drejtesia dhe me ndihmen tuaj , dmth te medias . Spaku eshte ngitur per te paguar populli i varfer ca lek me shume per rroga te larta se i kishin orat dhe makinat pak te vjetra ti marrin nga keto te fundit disa here me te shtenjta . Ketu eshte shkaterruar shteti fare ne 97 me pas prap grusht shteti me pas u poqen te gjalle 26 njerez plus nje Trebicken e nxorren per gjah ,u vrane kater prinder ne mes te dites ne mes te bulevardit shkak qe nje vidio me ze e figure me e forte se e Gjicit dhe nuk ka asnje shenje per drejtesi ti . . . . Gaz Bardhi me Lulken na bene struktura paralele me shtetin e vrane tjetrin ne Elbasan jo qe nuk i gjeti gje po i bejne presion te quajturit Spak qe ti thua ja kane friken . O Pate Spaku eshte ngritur vetem per te majtet e per fukarenjte se ata balozet nuk ka shenja per tu bere gje se jane po ata qe ishin para se te quhen Spak . U fol per ca dosje me disa qindra miliona euro per cez u shit u ble , po para Ruse Mutnika me Liken prap asgje , jo po eshte privatiziar kompleksi Partizani jo po lesh me qime jo po nuk ka fakte per nongraden se po te kishin fakte se vetem ata me sy nuk i shohin se ne qorrat i shohim e i degjojme vetem Spaku nuk i di nuk i ka degjuar keto bema . O Pate si i thone nje fjale sipas eres e bubullimes duket se . . . do te bjere prap .
SPAK-u akoma ke gjurmet ujqërit e politikes bejn kerdinë mjer populli i shkretë. SPAK-u si karroca e Dylit.
O Paté e ke titullin gabim .Titulli eshte pse dosjet e tmerrojne SPAK .SPAK eshte i tmerruar se s'di nga tja mbaje dhe si tja beje Dosjet jane tu mbushura me lloj lloj muti qe qelb dynjane dhe SPAK vetem se i merr ere .
Adriatik Llalla ju ben te fala nga Roma