Shtyrja e rritjes së pagave, Tabaku: U konfirmua që ishte premtim elektoral

1 Qershor 2023, 18:44Politika TEMA

Shtyrja e rritjes së pagave, Tabaku: U konfirmua që ishte premtim

Pagat e prillit që do të merren në maj nuk kanë të reflektuar rritjen e premtuar, pasi duhet ende kohë për zbardhjen dhe bërjen të zbatueshme të VKM-ve,e kësisjoj për deputeten demokratike, Jorida Tabaku është një tregues i qartë se e gjitha ka qenë për qëllime elektorale.

Më anë të një reagimi në rrjetet sociale, pak pas konferencës për media të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, Tabaku shkruan se u vërtetua se ka qenë një premtim para zgjedhjeve, për të cilën nuk i kanë bërë aspak llogaritë mirë.

“Zvarritja e pakuptimtë e qeverisë me rritjen e pagave kur ka që në dhjetor që i reklamom dhe mbasi janë miratuar dhe në parlament tregon se premtimi rritjes së pagave ishte reklamë e papaguar fushate dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit.

Nuk e di si ta kuptojmë Ministren e Financave që ka muaj që thotë paratë janë atje, që janë llogaritur efektet, që hyn në fuqi me sot me nesër. Paaftësia dhe këmbëngulja krenarisht në të nuk duhet të jetë justifikim për shtyrjen në kohë të një ligji të miratuar në parlament dhe të dekretuar.

Ministri Financash që ngatërrohet në llogari është e pazonja të manaxhojë arkën e taksave të  shqiptarëve”, tha Tabaku.

Ky reagim i Tabakut vjen pasi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se pagat për majin do të kalojnë sic ishin para miratimit të reformës, ndërsa shtesat për dy muajt maj e prill, kur shtrihet efekti financiar, do të bëhet më vonë, por pa përcaktuar një datë.

8 Komente

  1. B
    Balona TABAKE

    Balona TABAKE po degjoje edhe njehere cfare tha kryeministri per ritjen e rroges per depuretet degjoje dhe do ta kuptoshe ( nuk do riten rrogat e deputetit paraxritjes se rrogave te mesuesve doktorve .....).nuk behet opozite si Berrisha se nuk jemi ne 1991 fale zotit kemi te njejtin arsim te larte si ju ndoshta me te kualifikuar ).

    Përgjigjjuni
    1. K
      Katundari

      Aman mo e beri ate amendamentin ai Balla? Apo ka harruar cfare tha, mban mend vetem cfare ha.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Avniu

        Cfare laraske qe i duket vetja dikushi. Ik moj shiko ate shtepine tende dhe profesionin qe ke, nuk te ngjit tyj politika. Rrofte Basha qe te ke vene ne liste, se me liste keni mbijetuar ne politike.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          O sorre ,ministrja tha qe do te meren ne muajt ne vazhdim ,kryeministri tha qe deri ne 2024 do te ngrihen pagat deri ne 900 euro ,e cfar ka ketu ,ju jeni mesuar vetem te shani moj hajdute ,kur flet dhe ti mos mbetete njeri ne kembe ,nuk e mbyllet nje hete halene se qelbet dynjane .Ju nuk do te vini asnje here ne pushtet grini gjithe diten po te doni populli do Edi Ramen .

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bardha

            Kjo ka memorie se duket si shume e zgjuar,po ne rralle te pare duhet te kuptoje se rrogat do rriten ne progres brenda nje nje periudhe te caktuar me ligje qe e votove vet more shurre,vendimet dalin pas ligjit kete e dine cdo larask por ty te ka ikur bishti

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              QYSH THA DHIA KUR JA PA DELES KUR PO BENTE SHURREN????........TA PASHHHHHHE!!!!!!.................NDERKAQ DHIA E MBAN PO JASHT......

              Përgjigjjuni
              1. P
                Para 14 majit ku ishte kjo ?!!!

                Thuajini kësaj të VULËS që bën tifozllëk për BF-në e IM-së , që mbaroi fushata , se gjatë saj s’u ndje gjëkundi !

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje