Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, u shpreh se “hemorragjia” brenda Partisë Demokratike ka nisur në vitin 2019, kohë kjo që përkon me djegien e mandateve të deputetit nga opozita. Sipas tij, ajo strategji rezultoi një kauzë boshe e Sali Berishës që çoi në rrudhjen e strukturave të partisë.
Ai theksoi se shumë anëtarë të Partisë Demokratike janë lodhur me premtimet e pambajtura nga Sali Berisha edhe në këto kushte kanë zgjedhur largimin e tyre nga partia.
“Gjithçka nisi me djegien e mandateve, kauzë boshe e Sali Berishës. Shumë anëtarë të PD po largohen nga Partia Demokratike”, tha ai i ftuar në “Tirana Live”.
Sipas Sulës, Sali Berisha Partinë Demokratike e ka me certifikatë pronësie dhe çdo zë, i cili guxon t’i dalë kundër do përballet me fatin e largimit ose të linçimit publik. "Farsa e Berishës dështoi. Unë garën time të nivelit të qarkut, unë e fitova. Partia është e Sali Berishës. Po të kishte mundësi, do të merrte dhe certifikatë pronësie.”, tha ai.
Shpëtimi për Partinë Demokratike thekson ish-deputeti është largimi i Sali Berishës dhe njerëzve që ai ka brenda partisë.
Ai tregoi shembullin e vet personal, i cili pavarësisht se fitoi në procesin e primareve në Elbasan, u la jashtë listave për zgjedhjet e 11 majit 2025.
“Në PD ka nisur hemorragjia. Zgjidhja është largimi i Sali Berishës dhe njerëzve të tij. Po dole nga linja e Berishës je armik. Fitova primaret në Elbasan dhe më përzunë nga partia, nuk më futën as në lista të hapura dhe as në lista të mbyllura. Berisha nuk njeh kundërshtar, as Lulzim Bashën nuk e konsideroi si kundërshtar.”, tha ai.
Vone e kuptove, pasi u bere edhe klloun cirku. Por me mire vone se kurre.
O Dash mos u lodh kot. Fati i PD tani dihet . Shumë shpejt duke filluar nga zgjedhjet e ardhëshme PD do shkojë drejt shkrirjes. Berishës i duhet PD edhe pak vite aq vite sa i kanë mbetur për të jetuar. Ai tani është kryetar i saj deri në vdekje, i mbëstetur nga një grup i vogël servilësh që i ka zgjedhur deputetë.Do vazhdojë po me grup mbështetësish servilë dhe në zgjedhjet e 2029 por që ky grup deputetësh nuk do jetë më shumë se 15-20 vetë deri në shkrirjen e plotë. Mbani mend si i tha Berisha Bashës kur ju komunikua prejashtimi nga grupi parlamentar ? Para familjes time- tha nuk dua tja di për PD le të shkojë dhe deri drejt shkrirjes!