Megjithatë, Shqipëria është mijëra kilometra larg Iranit, dhe jeta politike, ndonëse e ndikuar, në Tiranë vijon me problemet e brendshme.
Në javën e fundit, PS ka një rënie prej 2% në mbështetje, që përkon me javën e qeverisë së re, me fytyra të reja, më tepër teknike se sa politike dhe ende pak të njohura për publikun.
Kurse, nga krahu tjetër, PD e Sali Berishës ka humbur një betejë të madhe: atë për vendin e dytë.
Humbjen nuk e ka përballë Edi Ramës, por me veten dhe shqiptarët. Sot janë më shumë shqiptarë që kërkojnë një parti të re opozitare, se sa të votojnë PD e Sali Berishës.
Kampioni për këtë sondazh është 1248 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.8%/abcnews.al
Edhe pak dhe PD do zhduket fare.
PS i bie mbeshtetja vetem sepse ajo nuk eshte e afte ti tregoje vendin drejtesise speciale plotesish te korruptuar e diskredituar ne syte e popullit.
Sondazh Zaloshnje. Hahahahaaaaa...qe PD eshte parti e mbaruar kete e dime. Por ne qe jetojme e flasim perdite me njerez dime qe dhe Ps eshte e mbaruar nese del nje opozitar normal.