Si “Harry Fultz” ndryshoi qëndrim/ Në janar “harroi” të thoshte të vërtetën që pranon sot

25 Prill 2023, 22:32Politika TEMA

Si “Harry Fultz” ndryshoi qëndrim/ Në janar

Nuk është hera e parë që një zyrtar apo politikan akuzohet për mangësi në arsimim, diploma të blera apo grada të fituara me plagjiaturë. Por kur politika ndeshet me akuza, është detyra e medias të verifikojë faktet dhe këtë e bën përmes të dhënave zyrtare të institucioneve.

Në muajin janar, menjëherë sapo Evi Kokalari, një prej pjesëtareve të rithemelimit të Berishës, e akuzoi Belind Këlliçin se nuk kishte diplomë gjimnazi dhe kishte mashtruar universitetin amerikan, Redaksia jonë ju drejtua me një kërkesë për informacion institutit Harry Fultz, duke e pyetur:

Instituti iu përgjigj redaksisë sonë në 16 janar, duke iu shmangur përgjigjeve të drejtëpërdrejta mbi ekzistencën ose jo të një diplome.

“Harry Fultz” i tha ABC-së se Këlliçi i kishte përfunduar studimet, dhe në fund të klasës së 12-të dokumentet i ishin ekuivalentuar për studime të mëtejshme në SHBA.

Instituti që nuk harron të theksojë se sa nxënës i dalluar kishte qenë Këlliçi, nuk tregon në përgjigjen për ABC News se  studenti i tyre nuk ishte diplomuar, si dhe fsheh faktin se studimet e plota pranë “Harry Fultz”, nuk janë 4 vjet, por 5.

Në fakt për të njëjtën çështje, shkolla nuk ngurroi të informonte në mënyrë më të plotë, Partinë Socialiste.

Në përgjigje të kërkesës së firmosur nga përfaqësuesi ligjor i PS, “Harry Fultz”, ekzpozon një element në dukje të vogël, por thelbësor. Atë se Këlliçi nuk ka kryer vitin e 5-të dhe të fundit të studimeve.

Kjo nënkupton se ai nuk ka një diplomë, ndaj Instituti ose nuk ka pasur guximin ose përgjegjësinë publike dhe ligjore ta pohojë këtë, kur ABC News e pyet nëse ky student ka apo jo një diplomë.

Pyetja që ngrihet në këtë rast, përtej Belind Këlliçit është: sa ligjshmëri, përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard ka në këto shkolla që arsimojnë fëmijët?

Kur transparenca mungon edhe në raste me ndjeshmëri publike, çfarë ndodh në episode që janë larg vëmendjes?

Sot, kur vetë kandidati e ka pranuar se nuk ka diplomë, pohimi me vonesë i shkollës “Harry Fultz”, ndan në mos pergjegjësine ligjore, atë morale me mashtrimin e radhës po me siguri jo të fundit të politikës ndaj publikut shqiptar/n.m.abcnews.al

9 Komente

  1. F
    Fevziu artopoland i familjes kriminale Berrisha

    Me non graten nuk ke nevoje per dipllome bdhesh prokurorr gjyqtare me tre muaj kurs te plepat ne Durres. Behesh polic me kater klase shkolle punone ne dogane se ke qene ne burge si xhepist behesh demokrate kur i ke sherbyere PPSH si sekretar partie bolle te berrtasesh poshte KOMUNIZMI kur vete je komunist dhe hopa demokrat . Ky magjyp qe i ka punuar mami te dogana vllai te Belinda Balluku babi dashnores socialist dhe i pasur del dhe poston postera rrugacesh duke na treguar gishtin e mezit nxhest i nje njeriu te pa edukuar nje rrugaci nje mashtruesi qe qytetari Tiranes pa dallime nga ngjyrat politike duhet ta ndeshkoje kete buze shqyere

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tit Vasili

      Pse e akuzoni kete jevkun , as Lulzim Basha nuk e kishte mbaruar shkollen e larte ne Hollande , as Lulja kurre nuk na e tregoi Diplomen , vetem Baca ka nje diplome dhe teser Partie te vertete , te tjeret jane dru me pre si Nard Ndoka

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nositi61

        çfardo qe te ndodhe ne Shqiperi e Kosove nuk eshte ljm!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Meropordha

        Po ikni o debila

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Po pse duhet pyetur Fullci për diplomën e Krriqit? Diplomat kanë një numër regjistri, që duhet depozituar patjetër pranë Ministrisë së Arsimit. Nëse numri i regjistrit të diplomës nuk ekziston pranë MAS, dmth që Krriqi është pa diplomë. Kaq e thjeshtë asht.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari i Ilirisë

            Hary Fulc është një shkollë koti,një paçavure që abuzon me opinionet e 70 vjetëve përpara.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demotakercita

              Ne qoftese do te verifikohen shume diploma te politkaneve do te rezultojne jo te sakta.Ne gazeta kam lexuar per diplomen e Lulit e te tjere.Para disa vitesh lexoja ne gazete se nje drejtore e nje shkolle te mesme (kishte punuar ne disa shkolla te mesme)ishte me diplom fallco.Shqetesimi ,nuk eshte individe te vecante por stadi ku e kemi katandisur administraten tone.A mban kush pergjegjesi per keto probleme?A duhet te denohet kush fallsifikon nje dokument zyrtar?Kjo tregon se shteti yne nuk funksionon.

              Përgjigjjuni
              1. h
                hahah cfar Estrade me Bolen me gishtin nalt !

                dmth nga Harry Fulz o konvertu ne Horry Furz (gjermanishte Pordha e Horrit lol ) haaaaaaahahahahaha oh zot sa kom qesh ,me ket karikature ordinere

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nositi61

                  ok!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje