Skandali me mbetjet jo i vetmi! Si u favorizua Kurum nga Berisha, shumëfishoi fitimet me koncensione deri në grahmën e fundit të qeverisë

31 Gusht 2024, 12:13Politika TEMA
Skandali me mbetjet jo i vetmi! Si u favorizua Kurum nga Berisha,

Ndërsa dalja nga Shqipëria e 816 ton mbetje të dyshuara të rrezikshme që kanë dalë nga kompania Kurum drejt Tajlandës, është kthyer në një shqetësim serioz ndërkombëtar, opozita në Shqipëri, me në krye Sali Berishën, reagimet ndaj kompanisë turke i kanë ‘me pikatore’.

Kompania Kurum International, e cila ka ardhur në Shqipëri që prej vitit 1998, ka pasur periudhën e saj më të suksesshme në vitet 2005-2013, kur qeveriste Sali Berisha. Vit pas viti në këtë periudhë Kurum ka rritur aktivitetin dhe fitimet. Kontratat koncesionare gjatë kësaj periudhe tregojnë se Kurum ka qenë e privilegjuar nga Sali Berisha.

Një kontratë e majmë ishte ajo e koncesionit të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit, e firmosur në 2011 me Ministrinë e Transporteve dhe e kishte për 35 vite të drejtën e operimit. Kontrata u prish nga qeveria socialiste në vitin 2016 për mospërmbushjeve të kushteve nga ana e kompanisë turke, e konfirmuar kjo edhe nga një gjykatë arbitrazhi që i dha të drejtë qeverisë shqiptare.

Qeveria e Berishës dhe Metës në fillim të vitit 2013 por edhe në muaj në vijim, pak javë para se Partia Demokratike të ikte nga pushteti, miratoi për Kurum privatizimin e katër HEC-eve (Ulëz & Shkopet dhe Bistrica 1 & 2).

Në atë kohë, Partia Socialiste në opozitë, e denoncoi privatizimin si korruptiv dhe me një kosto prej 125 milionë eurosh për shqiptarët. Pavarësisht akuzave, nga Prokuroria nuk pati një hetim për privatizimin e pasurisë publike. Akti i fundit i qeverisë së Berishës për privatizimin e HEC-eve, mban datën 15 maj 2013, ndërkohë që zgjedhjet ishin më 23 qershor 2013. Për këto privatizime ka një padi në SPAK.


Por Berisha nuk u mjaftua me kaq. Po në ditët e fundit të pushtetit, ashtu si me shpejtësi, Qeveria e Sali Berishës i dha Kurumit një tjetër kontratë koncesionare. Kurum mori edhe 67 hektarë tokë publike në Spitallë të Durrësit, për të ndërtuar një park industrial. Për të zbatuar këtë kontratë që e kishte fituar në ditët e fundit të pushtetit të Berishës, Kurum, pronare e 52% të aksioneve ka krijuar së bashku me një tjetër kompani, Ylberi SHPK, subjektin DURRES LOGISTIC CENTER. Megjithatë Kurum ka dështuar dhe pas 5 vitesh, 26 shkurt 2018, ka pezulluar kompaninë.

Megjithatë nuk mbaron këtu. Në ditët e fundit si kryeministër, pasi i kishte humbur zgjedhjet, më 24 korrik 2013, Sali Berisha vendosi firmën e tij në kontratën, që ishte lidhur 2 ditë para mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Kurum, për dhënien me koncesion të rafinerisë së Cërrikut, një ngrehinë e kohës së komunizmit që pati pushuar së funksionuari që nga viti 1992.

Por ndryshe nga siç Berisha thoshte në atë kohë për shqiptarët se do të rimëkëmbej një strukturë e rëndësishme ekonomike, menjëherë sapo mori rafinerinë, kompania e re e krijuar për këtë qëllim, Albanian Oil Rafinery vendosi të shesë të gjithë strukturën për skrap te kompania mëmë, Kurum International. Rafineria rezulton se është çmontuar në tetor 2013, vetëm një muaj pasi Kurum e mori atë në dorëzim, për të mos i lënë kohë qeverisë së re socialiste, e cila kishte marrë pushtetin një muaj para, as të reagonte. /Shqiptarja.com

10 Komente

  1. K
    Komisari ishte LOOOJAAA !

    I madhi Ndrek Luca I tha Skënderit : - “ Komisari ishte LOOOJAAA “ , sot , po t’ë ishte gjallë do t’ë theshte : - “KURUMI ËSHTË LOOOJAAA “ !

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pasuria publike

      Po Socialistet, qe sapo erdhen ne pushtet pse nuk e pezulluan kete qelbersirllek te sali berishes? Po gjithe keto vite qe kane ne pushtet, pse nuk e kane denoncuar ne popull, pse nuk e kane ngritur zerin, apo fli gjum e ci qi temen.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Nuk kane mundesi, jo me kot Saliu e beri keto shitje ne kohe rekord edhe pse kishte humbur zgjedhjet. Po ta prish kontraten qeveria i duhet te paguaje kamaten e kripur qe del nga taskat e popullit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuituzovi

          Na kujtohet shume mire,kur Berisha humbi zgjedhjet dhe pushtetinne 2013,beri mbledhjen e qeverise dhe u tha ministrave, "jemi edhe tre muaj ne fuqi,deri ne 9 shtator qe do ja dorezojm socialisteve,do punojme me kapacitet te plot". Me kete Berisha u tha minstrave,vidhni sa me shume,mos lini gje pa shkaterruar,rriti borxhin me qellim qe te pasuroheshin dhe t'i dorezonin nje shqiperi te shkaterruar e shume te dobet ekonomikisht. Mendim i Saliut ishte i djallezuar.Do linte nje shqiperi ne mjerim qe qeveria socialist te perballej me veshtiresi te medha dhe te largohej sa me pare,perseri te vinte Saliu kryeminister. Por Edi Rama qelloi qe ishte njeri o forte,kembenules me vizion te qart,njeri i sakrifices dhe i beri cope e therrime planet djallezore te Berishes.

          Përgjigjjuni
        2. R
          RAIFI

          Sali Ram Berisha, Albin Bislim Kurti, Ilir Rexhep Meta, Lulzim Xhemal Basha jane udheheqesit gjenial me te medhenj te te gjithe kohrave per shqiptaret. Asnji zyrtar i tyre nuk i ka duart te ndotura, i kan qelibar jo si ripjellja qe i ka ne burgje. Dashte ZOTI e vijne ne krye te shtetit, atje ku e kane seline qe u a ka caktuar ZOTI.

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Sali Ram Berisha, Albin Bislim Kurti, Ilir Rexhep Meta, Lulzim Xhemal Basha jane udheheqesit gjenial me te medhenj te te gjithe kohrave per shqiptaret. Asnji zyrtar i tyre nuk i ka duart te ndotura, i kan qelibar jo si ripjellja qe i ka ne burgje. Dashte ZOTI e vijne ne krye te shtetit, atje ku e kane seline qe u a ka caktuar ZOTI.

            Përgjigjjuni
            1. R
              RAIFI

              Sali Ram Berisha, Albin Bislim Kurti, Ilir Rexhep Meta, Lulzim Xhemal Basha jane udheheqesit gjenial me te medhenj te te gjithe kohrave per shqiptaret. Asnji zyrtar i tyre nuk i ka duart te ndotura, i kan qelibar jo si ripjellja qe i ka ne burgje. Dashte ZOTI e vijne ne krye te shtetit, atje ku e kane seline qe u a ka caktuar ZOTI.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti i Porcelanit

                Perse nuk i botoni komentet ????

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Si mendoni qe Saliu dhe Likja tani vazhdojne mbajne gjithe kete organizim politik ne kembe? Ja, me keto shkaterrime dhe shitje te pasurise se popullit qe tani i ndajne me keto kompani te huaja, qe edhe te duash ti hedhesh ne gjyq dalim me humbje, sepse kompanite e huaja per prishje kontrate te cojne ne arbitrazg dhe paguan sa fregu pulen dhe perseri keta kerma marrin para nga taskat e popullit. Ndaj, kushdo qe i shkon mbas akoma Saliut dhe Metes ia fut edhe vetes dhe nuk kupton pasojat.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqipëtar!

                    E vodhën, e zhvatën, Shqipërimë, e tradhëtuan, e shitën, ….. sa keq që benefitet e këtijë vëndi, djersën, mundin e brezave e “fitojnë” lehtë jo vetëm ata që “janë mësuar” të vjedhin, por edhe turqit që na “rropën” për 500 vjet, dhe na çuan po aq vite pas?!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje