SKEDA: 8 pyetjet dhe 8 përgjigjet e procesit gjyqësor të Ervin Salianjit

27 Shtator 2024, 20:03Politika TEMA
SKEDA: 8 pyetjet dhe 8 përgjigjet e procesit gjyqësor të Ervin

Dënimi i deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale ka ngjallur shumë debate. Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg të Salianjit dhënë nga Gjykata e shkallës së Parë të Tiranës duke e shpallur fajtor për ‚kallëzim të rremë‘ për atë që quhej dosja Babale.

Bëhet fjalë për një “audio-përgjim të publikuar në  ku pretendohej se vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron ose Geron Xhafaj komunikonte me një ish-trafikant, Albert Veliun, me pseudonimin Babalja.

-Pyetje 1: Pse Ervin Salianji duke qenë një deputet është dënuar nga Gjykata Penale dhe jo nga GJKKO?

Përgjigje: Audio përgjimi u publikua në maj 2018 e në atë kohë Ervin Salianji ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike. Çështje u gjykua në Gjykatën Penale nga gjyqtari Artan Gjermeni, pasi në atë kohë nuk ishte krijuar SPAK  as Gjykata e posaçme e Krimeve të Rënda e cila filloi funksionimin më datë19 dhjetor 2019. Gjykata e Krimeve të Rënda të Tiranës e kishte shpallur moskopentencën pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kompetencë vetëm për hetimin e dosjeve të trafikut të drogës

-Pyetje 2: Parashkrimi për kallëzim të rremë është 5 vitet por ngjarje për të cilat është dënuar Salianji ka ndodhur para 6 viteve: Pse vepra penale nuk është parashkruar?

Përgjigje: Parashkrimi i veprës penale lidhet me momentin kur merret I pandehur nga prokuroria Vepra penale nuk është parashkruar pasi Ervin Salianji është marrë i pandehur brenda afatit kohor.  Nuk ka rëndësi pastaj sa zgjat procesi gjyqësor. Salianji është marrë i pandehur më 6 mars 2019 ndërkohë audiopërgjimi u bë publik në 14 maj 2018 në selinë e PD.

Pra, parashkrimi nuk ka lidhje me zgjatjen e procesit gjyqësor që në këtë rast ka zgjatur 5 vjet deri në vendimin e 26 shtatorit të Apelit që është dhe vendim i formës së prerë.

-Pyetje 3: Ervin Salianji nuk ka bërë asnjë kallëzim pranë organeve të drejtësi: Pse u dënua për kallëzim të rremë?

Përgjigje: Ervin Salianji është shpallur fajtor nga të dy gjykatat, ajo e gjykatës së parë dhe gjykatës së Apelit për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim sipas nenit nenin 305 dhe 25 të Kodit Penal.

Neni 305 i Kodit Penal thotë konkretisht “Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.  Salianji është dënuar për paragrafin e dytë që është ‘krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale”.  

Publikimi i audio përgjimit, më 14 maj 2018. Mbi bazën e këtij publikimi, në datën 17 maj 2018, pra 3 ditë më pas Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, regjistroi Procedimin penal Nr. 95, për veprën 5 penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Por hetimet e mëtejshme në kuadër të këtij procedimi nuk evidentuan ndonjë të dhënë apo indicie inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj duke passjellë edhe pushimin e çështjes penale sipas vendimit nr.53 date 12.4.2019 te Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë”.

-Pyetje 4: Pse vendimi i Apelit ka vonuar kaq shumë?

Përgjigje: Më 18 dhjetor 2019 gjyqtari i gjykatës së Tiranës Artan Gjermeni shpalli fajtor dhe dënoi me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji, - që pas këtij vendimi humbet mandatin -  për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. 

Me 3.5 vjet burg u dënua Albert Veliu, personin që pranoi se kishte kryer përgjimin. 2 vjet burg u dhanë për Fredi Alizotin, i cili rezultoi të ishte njeriu që ishte hequr si Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit, në bisedën me Veliun. Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, i cili i kishte dhënë Veliut pajisjen përgjuese, u dënua me 6 muaj burg, por që do të konvertohet në 100 orë pune në shërbim publik.

Shqyrtimi në gjykatën e Apelit nisi në 2022. Ndërkohë për 2 vite Ervin Salianji u përpoq të zvarriste procesin me kërkesa për ndryshim të gjyqtarëve të trupit gjykues apo me raporte mjekësore, duke munguar e mos u paraqitur në gjykatë herë ai e herë avokati. Më shumë se 10 seanca janë shtyrë për shkak të Salianjit.

Ndërkohë në seancat e fundit ai shkoi në gjykatë i shoqëruar me një grup deputetësh. Më 26 shtator 2024 Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim lanë dje në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019.

-Pyetje 5: Cilat janë pika të forta (prova) të akuzës?

Përgjigje: Prokuroria si provë të fortë kishte transkripet e bisedave telefonike. Në tre biseda telefonike të përgjuara, Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës.  Ndërkohë nga hetimet rezulton qe Albert Veliu dhe Geron Xhafa nuk janë takuar asnjëherë me njëri-tjetrin në kohën e ngjarjes.

Ka rezultuar e provuar se Albert Veliu dhe Fredi Alizoti e kanë regjistruar bisedën e simuluar, në muajin janar të vitit 2018, në qytetin e Vlorës, tek një lokal që ndodhet përballë lokalit të Geron (Agron) Xhafaj. Bisedën ata e kanë regjistruar tek një mjet regjistrues i tipit stilolaps dhe mbasi kanë ardhur në Tiranë, Albert Veliu ia ka dorëzuar Ervin Salianji, i cili ishte dhe personi që i kishte dhënë këtë mjet komunikimet telefonike te shpeshta e zinxhirë.  

Vetë Albert Veliu kishte deklaruar se e kishte bërë i motivuar nga një qejf mbetje dashakeqësie ndaj Geron Xhafajjt pasi sipas tij ai nuk ishte interesuar për problemet e tij. Ekspertiza e zërit dhe ka rezultuar se nuk ishte zëri i Geron Xhafës, por i Alfred Alizotit. Sipas gjykatës përgjimi është bërë për qëllimin e fitimit të një shumë prej 200 mijë eurove që Salianji i ka premtuar Albert Veliut në rast se do të sillte të dhënat që inkriminonin shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.

Sipas gjykatës Ervin Salianji e ka kryer këtë vepër nisur nga motive te dobëta (politike), duke bërë që të ezaurohen në kohë, në vëmendje dhe në veprime procedurale të panevojshme shërbimet e Policisë Gjyqësore e të organeve proceduese.

-Pyetje 6: Cilat janë argumentet e mbrojtjes?

Përgjigje: Mbrojtja e Ervin Salianjit thotë se çështja nuk duhet të ekzistonte që në themel pasi Salianji nuk ka bërë një kallëzim zyrtar në organet e drejtësisë, por ka bërë vetëm denoncim publik. Avokatët Ledio Braho dhe Redi Ramaj kërkuan pafajësinë pasi fakti nuk u provua se ekziston dhe as nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Mbrojtja pretendon se Salianjit i është komunikuar ekzistenca e një audio përgjimi nga gazetari Jetmir Olldashi dhe më pas ai ka nisur kontaktet me Albert Veliun i njohur si ‘Babale’, ndërsa Fredi Alizotin nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë. Salianji thotë se ekspertimi i zërit nuk është i vlefshëm pasi kushtet e marrjes së zërit të Geron Xhafës ka qenë në kushte jo ligjore. Megjithatë ata janë shprehur se nuk është provuar asnjëherë që Ervin Salianji kishte dijeni. Fakti që nuk kishte dijeni, nuk provon të këtë konsumuar elementë të veprës penale.

Po kështu ata janë shprehur se as sot (pra në 2024) nuk e kishin të qartë dinamikën e ngjarjes. Sipas avokatëve veprimtaria ishte kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit të tij politik apo të ushtrimit të lirisë së shprehjes. Për avokatët ky dënim përbën një precedent të rrezikshëm pasi të gjithë do të goditen me kallëzime të tilla.

Gjithashtu mbrojtja e Salianjit pretendon se drejtues të Policisë së Shtetit kishin kontakte me Babalen. Salianji thotë se dënimi i tij ka ardhur vetëm me një provë në gjykatë, dëshmia e Fredi Alizotit, i cili sipas tij është dënuar disa herë dhe nuk është i besueshëm.

-Pyetje 7: Pse një 1 vit burg e jo dënim alternativ?

Përgjigje: Në vendimin e tij të 18 dhjetorit 2019 gjyqtari i gjykatës së Tiranës Artan Gjermeni, vendim që u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024, argumenton pse dënimi duhej të ishte me 1 vit burg.

Gjyqtari e argumenton me “qëllimin e parandalimit të përgjithshëm në shoqëri të kryerjes së kategorisë së këtyre veprave penale që cenojnë të drejtat dhe liritë e individit dhe devijojnë veprimtarinë e organeve proceduese të drejtësisë për të luftuar kiminalitetin real dhe ekzistues, në vend të atij virtual e të sajuar”.

Një tjetër argument është se Salianji ka kryer veprimtari kriminale të papranueshme në shtetin e së drejtës.

“Gjykata gjen me rëndësi të theksojë se pikërisht për shkak të funksionit që ky i pandehur ka pasur ne kohen kur ka ndodhur fakti penal në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, duhet të reflektonte në veprimtarinë e tij kushtetuese parimet themelore kushtetuese e veçanërisht respektimin e Kushtetutës e ligjit, dhe kurrsesi kjo veprimtari e tij nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit të tij politik apo të ushtrimit të lirisë së shprehjes, përderisa sikundër Gjykata ka evidentuar me lart jurisprudencën e Gj.E.D.Nj-se ne trajtimin e nenit 10 te Konventës, një veprimtari e tillë duke bashkëorganizuar me të pandehurit e tjerë për të krijuar një provë të rreme, një audiopergjim të sajuar, si themeli i një deklarimi e kallëzimi publik mediatik për kryerjen e një krimi të rëndë, për interesa politikë me qellim inicimin e ndjekjes penale e diskreditim të personalitetit te shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe cenim të reputacionit e imazhit të vëllait te tij, ish-ministrit te brendshëm të kohës kur ka ndodhur fakti, cenon te drejtat dhe lirite e individit, pengon dhe mbingarkon veprimtarinë e rregullt e normale të organeve të drejtësisë, si dhe shkakton një impakt negativ tek publiku përçimi mediatik i provave te sajuara dhe deklaratave të tilla disinformuese, ndaj dhe një veprimtari e tille kriminale është e papranueshme ne një shtet të së drejtës dhe si e tillë penalizohet nga K.Penal“, argumentohet në vendim.

-Pyetje 8: Ku do e vuajë dënimin?

Përgjigje: Gjykata urdhëroi që burgu të kryhet ne një burg të sigurisë se zakonshme. Dhe Salianji u dorëzua më 27 shtator 2024, një ditë pas vendimit për të kryer dënimin në burgun e Fierit. (Shqiptarja.com)

5 Komente

  1. R
    Real

    Pyetjes 3 nuk i dhate sqarim. Meqenese nuk ka bere denoncim ne organet kompetente si mund te denohet per nje veper qe nuk e ka kryer. Ju sqaroni vetem anen teorike te ligjit dhe jo si ka ndodhur vepra.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Ai doli ne deklarate shtypi te PDse ku denoncoi publikisht Agron Xhafaj si trafikant droge qe merret akoma me shit-blerje por qe mbrohet nga vellai minister I mbrendshem. I kerkoi prokurorise te bej detyren. Prokuroria hapi ceshtje penale qe te verifikonte te dhenat per trafikim droge qe kishte Salianji per Xhafaj. Doli qe te dhenat ishin te sajuara. Prokuroria e pushoi ceshtjen. Automatisht del qe Salianji kreu nje krim per sajim provash. Qe me ligj denohet fiks sic e ka deklaruar gjyqrar Gjermeni. Ti ore Real me cfar ushqehesh qe je kaq i trashe nga trute?

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ana

      Argumente shteruese. Shume qarte! Une them te beje edhe burgun e Babales pra te beja 4 vjet dhe per sjellje te mire ne dushet e burgut ti falet 1 vit !

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Ti Realisti pse cfare te nevojitet qe te dish me cfare ushqehem qe jam kaq i trashe nga trute. More ti maskara ku ti kesh nga i pari deri tek i fundit, qe merresh me komentuesit dhe jo me artikullin. Se me cfare ushqehem pyete P…dhin e sat eme se ta shpjegon me detaje more morr i ripjedhjes.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erlinda Tr

          Kur ceshtja ka vite qe eshte zbardhur dhe mashtrimet e Komploti i Pd -u faktua dhe te 3 personat e tjere u denuan .pse Saliani te mos denohet ,apo duhet ta priviligjojme sepse eshte deputet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje