Skënder Gjinushi: Berisha i ka kaluar të gjitha limitet, as matematikë s’di të bëjë servili

11 Tetor 2022, 16:23Politika TEMA

Skënder Gjinushi: Berisha i ka kaluar të gjitha limitet, as

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i është përgjigjur kritikave të kreut të Sali Berishës. Gjinushi tha se Berisha i ka kaluar të gjitha limitet, ndërsa shtoi se opinioni ka kuptuar që po të shau ai është në rregull. 

“E kam pas sqaruar që ka akuza ka shpifje , ky i ka kaluar limitet , mendoja që është çliruar nuk e dija që ka akoma sëmundje.

Opinioni ka kuptuar që po të shau Berisha është në rregull. Ai nuk mund të flasë për këtë se nuk di as tabelën e shumëzimit, ngatërron edhe %. Kur ishte pedagog ka qenë nga më servilët, në ’90 i kemi hapur sytë kur kanë qenë proceset demokratike dhe këto i di mirë.

Sa i takon regresit e din mirë se është e kundërta e asaj që bëri Berisha në 2007, ku çështja ka shkua në Gjykatën Kushtetuese, ka bllokuar emërimin e Rexhep Meidanit të zgjedhur nga ASH.

Që ta dinë Kushtetuta thotë emërohet kryetari sipas ligjit çdo njeri normal e di që ASH e zgjedh vetë kryetarin e saj, ashtu siç trupa akademike e zgjedh vetë. Ky ndali zgjedhjen e Rexhep Mejdanit. Ligji ynë e thotë se në rast se presidenti nuk do të bëjë shpallje e shpall vetë Asambleja.

Tani nëse do të ishte antikushtetuese i bie që Ilir Meta nuk ka ditur të mbrojë të drejtat e tij. Sa i përket regresit në punë, jam i kënaqur për të gjitha proceset. Akademikët në 2007 janë zgjedhur me lista, Ismail Kadare ka qenë pa të drejtë vote.

Pavarësisht se janë zgjedh me listë të zgjedhur janë figura, personalitete të mira. Është kjo asamble e zgjedhur sipas metodave të tij që më zgjodhi kryetar, ndoshta kjo edhe i vjen inat.

Pra akademikët tanë kanë dinjitet që në vendimmarrje të japin në shërbim të institucionit dhe jo në dëm të tij. Unë nuk jam zgjedhur, më kanë zgjedhur, këtë e tregon edhe ajo që për ne nuk di njeri se kush është majtas apo djathtas”, tha ai në News24. 

 

10 Komente

  1. M
    Miri

    Berisha mund te jete ai qe thua ti, por ngelet fakti qe ne krye te ASH eshte nje individ politik me te vetmen metrite ne shkence ...nje doktorate.Nje doktorate midis mijerave.... Perse jo dikush qe ka kaluar kufijte e Shqiperise ne shkence? Si Ceka, Xhufi, Plasari?! Ngelet fakti qe tridhjete vjete nuk bere zgjedhje ne PSD. Sa here kerkoheshin ,largoje nje shizme...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Akademia e Shkencave e Shqiperise eshte e nderuar me nje personalitet shkencor dhe administrator te shquar si Prof. Skender Gjinushi. Sali Berisha emeroi ne krye te ASH peshengritesin Gudar Beqiraj qe ishte mjeshter ne bythelepirje.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miri

        Dini ndonje studim te tij qe ka kaluar kufijte e Shqiperise?!

        Përgjigjjuni
    2. s
      shahin

      Po ky pse ne krye te Akademise? Pse ka doktorate? Po ka doktorata me mijera nga perendimi sot...apo shperblim per dhurimin e partise?!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Si ta hodhi luli per 500 mije dollaret.

        Ku do mesonte matematike ky malok,ne shpelle duke ruajtur dhite. Eshte faji enverit qe e solli ne Tirane dhe nuk u be qe nuk u be njeri. Sali te kujtohet kur hyje ne bllok qe shikoje majtas e djathtas qe te shikoje se kush nga shoket e tu te pa e te mburreshe... Te kujtohet qe atehere rrije si mut dhe i lepiheshe cdo funksoinari... Edhe luli se dinte tabelen e shumzimit po ja perlau 500 mij dollaret pa i dhene asnje kacidhe

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pokeristi

          Gjinushi eshtë person me intelekt,integritet dhe realist racjonal.Pa instikte të dëmëshme. Qënija e tij në Akademinë e shkencave si kryetar them se është e goditur.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tani

            po se do as populli saliun dihet tashme

            Përgjigjjuni
            1. g
              geri

              74 vite si te behet shekullor ne politike

              Përgjigjjuni
              1. e
                erii

                ke shume te drejte se ai berisha idiote fare eshte

                Përgjigjjuni
                1. a
                  aldii

                  Po eshte turp per ate plak qe te dali ne politik akoma

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje