Zgjedhjet, Petro Koçi: PS vjen me avantazhe, bashkimi Berisha-Meta alternativë me përmbajtje kriminale

11 Tetor 2022, 15:41Politika TEMA

Zgjedhjet, Petro Koçi: PS vjen me avantazhe, bashkimi Berisha-Meta

Deputeti socialist, Petro Koçi teksa ka komentuar zgjedhjet lokale u shpreh se Partia Socialiste në gjithë këto vite ka dëshmuar se është e vetmja fuqi e ndryshimit.

Ai tha se PS vjen me avantazhe në këto zgjedhje, ndërsa mundësinë e një bashkimi të grupit Alibeaj dhe Berishës, Koçi e konsideroi si njëllë non grada për të gjithë PD.

 Deputeti socialist komentoi dhe bashkimin e Berishës me Metën për të cilin u shpreh se është një alternativë me përmbajtje kriminale.


"Zgjedhjet do të kenë rëndësinë e vetë sepse janë në një moment pas shumë ngjarjesh dhe zhvillimesh që janë caktuar nga opozita që ka braktisur parlamentin dhe kuvendit dhe tani vijnë tek ajo që mund të konsiderohet normale. PD janë ndarë në dy pjesë dhe pavarësisht lajmeve të fundit është shpejt për të konkluduar për bashkimin.

Dihet që çdo bashkim me Berishën nuk rrezikon vetëm një parti politike por të gjithë Shqipërinë. Do të merrte njollën e non gratës dhe vetë PD, sepse kemi të bëjmë me një personazh që nuk është non grata vetëm për SHBA por edhe për Anglinë.

Kështu që ka zhvillime që konsiderohen në Shqipëri si negative për opozitën, për më tepër që kemi të bëjmë dhe me një bashkim të Berishës dhe Metës një bashkim mes politikës kriminale dhe super të korruptuar, një alternativë me përmbajtje kriminale.

Sa i përket PS vjen në këtë moment me avantazh duke qenë dhe në pushtet sepse duhet harmonia mes pushtetit qendror dhe atij vendor. PS do i fitoj këto zgjedhje, është një makineri elektorale, organizative, është e para në gjithë këtë pikëpamje. Këto janë avantazhe që garantojnë jo vetëm proces dhe rezultat", u shpreh Koçi  në studion e lajmeve në MCN TV. 

16 Komente

  1. B
    BRUKLIN

    JE POLITIKANI ME I MIRE NE PARTINE SCIALISTE RESPEKTE TE PAFUND , JU RENDITENI NJERIU ME I MIRE DHE ME I DUHURI DHE I RESPEKTUARE NE SHQIPERI DHE JASHTE VENDIT RESPEKTE RESPEKTE PER JU I NDERUARE PETRO KOCI'

    Përgjigjjuni
    1. e
      ergi

      smund te kemi me berishen me meten duhet te futen ne burg

      Përgjigjjuni
      1. f
        fatmir

        rama i madh do i marri prap bashkite keni per ta pare

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Ps gjithmone ka pasur avantazhe se ka bere mjaft per vendin tone

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nardi

            Berisha dhe Meta do jene tu fjet gjume se nuk i degjon me njeri

            Përgjigjjuni
            1. G
              Goni

              Esht faktike qe ajo dyshe perfaqson te keqen e shqiptareve

              Përgjigjjuni
              1. T
                Turi

                Berisha dhe meta jan politikanet me te zi te shqiprise tradhtar te kombit

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Turi

                  Berisha dhe meta jan politikanet me te zi te shqiprise tradhtar te kombit

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Albani

                    Sinqerisht si kuptoj kto lajme

                    Përgjigjjuni
                    1. o
                      olsi

                      hahaha aman se keta te PD jane jerm fare

                      Përgjigjjuni
                      1. o
                        osman

                        kjo gje eshte e vertete see tashme PD e partia leshit jane mesu me dredhira

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          gloria

                          ps di gjithmone se si te veproje pa rrena e mashtrime

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            erii

                            Ps gjithmon ka qen me larte se te gjitha partit e tjera

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              aldii

                              po ska parti me te mir se ps ne shqiperi pd dhe pl shume parti te lodhura qe na kryetaret qe kan

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lida

                                Po normal se nuk esht PS si ata tpaftyret

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rildi

                                  Po opozita qe opozit i thencin as nuk i afrohet qendrimeve e planeve te PS

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje