“SKY ECC dhe drejtësia me dy standarde”, Manjani: Gjykatat e Perëndimit i rrëzojnë, SPAK-u i përdor kundër qytetarëve të vet

26 Janar 2026, 09:30Politika TEMA
“SKY ECC dhe drejtësia me dy standarde”, Manjani: Gjykatat e

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me mënyrën se si po përdoren në Shqipëri të dhënat e përgjimeve masive SKY ECC dhe EncroChat, duke theksuar se gjykata penale në Itali, Spanjë dhe disa vende të tjera perëndimore i kanë rrëzuar këto prova si të papërdorshme, për shkak të shkeljes së nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Manjanit, ndërsa drejtësia perëndimore i konsideron këto të dhëna joautentike dhe me burim të paqartë ligjor, SPAK dhe gjykatat shqiptare vijojnë t’i përdorin për ndjekje penale, duke anashkaluar parimin e procesit të rregullt ligjor dhe të drejtën e mbrojtjes, në një praktikë që, sipas tij, bie ndesh drejtpërdrejt me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Postimi i plotë i Manjanit:

Neni 6 i Konventës i zë edhe shqiptarët.

Dy gjykata penale në Itali dhe një e tillë në Spanjë (Valencia), kanë urdhëruar mospërdorimin e të dhënave të SKY ECC dhe Enchrochat.
Këto 3 gjykata i janë bashkuar kështu gjykatës penale të Zvicrës, Gjermanisë, SHBA, Bosnjes, Kroacisë, Malit të Zi ku është vendosur mospranim si provë e të dhënave me burim të paqartë ligjor.
Gjykatat e Italisë e Spanjës në unison nuk janë bindur mbi autenticitetin/ saktësinë dhe vërtetësinë e këtyre të dhënave.
Në fakt në ato të dhëna, të përftuara nga përgjimi masiv i Xhandarmërisë Franceze në bashkëpunim me policinë Belge dhe Hollandeze, përveç se kanë marrë të dhëna private nga shtetas të shteteve të tjera, kanë futur duart në këto të dhëna për t'i përpunuar ato. Pasi i kanë përpunuar vetë policët atje, kanë futur duar europolicët e Europolit. Pastaj ata të Eurojust-it. Pastaj policitë dhe prokuroritë e vendeve pritëse të këtyre të dhënave.
Kush ka mundur i ka futur duart aty, ndërkohë që të dhënat origjinale dhe mënyrën e marrjes së tyre shteti francez e mban sekret shtetëror.
Në asnjë gjykatë perëndimore nuk bën vaki të gjykohen e dënohen njerëz me të dhëna përgjimesh masive, burimi i të cilave mbahet sekret dhe, me dyshime mbi saktësinë dhe vërtetësinë e tyre.
Të gjitha gjykatat perëndimore i kanë rrëzuar ato të dhëna si të përdorshme gjyqsisht me arsyetimin se shkelet neni 6 i Konventës.
Në fakt edhe Gjykata Europiane e Drejtësisë, që vendosi gurthemelet ligjore të (mos)përdorimit të këtyre të dhënave, si dhe vetë gjykatat e larta Franceze kanë vendosur premisa për ti trajtuar përdorimin e të dhënave të SKY ECC nën dyshimet që burojnë nga neni 6 i Konventës.
Këshilli Kushtetues Francez madje, që në krye të herës, ka kërkuar që të garantohen kriteret e proçesit të rregull, ku veçanërisht të garantohet e drejta e mbrojtjes dhe barazisë së palëve në proçes.
Kurse këtu te ne ato të dhëna iu dhanë medias për gjyq popullor, ndërkohë që mbrojtësve u tregohej ligji i sekretit!!!!
Ky neni 6 i Konventës vlen njësoj edhe për shtetasit shqiptar që gjenden njësoj në ndjekje penale në shtetin e tyre me të dhëna joautentike.
Kemi 3 vite që i paraqesim këto argumenta para trupave gjyqsore në Shqipëri, por SNUK!!!
"I di SPAK-u këto punë"- thonë gjykatat tona...
Spaku del në televizor e na thotë "skemi raste nga perëndimi"....
Ja ku i keni rastet!
Një e nga një. Të gjitha me radhë.
Të gjithë po vendosin kundër dënimit të shtetasve të tyre me të dhëna kuturu policësh...
Nuk dënohen njerëz me thashetheme bisedash, aq më teoër jo autentike dhe me personazhe që nuk identifikohen shkencërisht, përtej dyshimit të arsyeshëm se janë përdorues të asaj plaforme.
E thonë gjykatat e perëndimit këtë gjë, jo thjesht neve që jemi mbrojtës ligjorë.
Dakord, e kuptoj edhe teorinë se ato gjykata nuk janë të detyrueshme për ne, po atëherë përse SPAK gjen rrjeshta nga Gjykata e Lartë e Italisë për të justifikuar budallëkun e vet?!
Po mirë po vendimet e Gjykatës së Strasburg, që SPAK i ka në çdo dosje, a janë të deryrueshme?!
Përse SPAK dhe gjykatat tona rrefuzojnë të zbatojnë ligjin vendas fundja? Ku thuhet në ligj se me përgjime masive, të dhëna të paqarta burimore, apo të dhëna jo autentike ushtrohet ndjekje penale?!
Vetëm SPAK ynë vijon të ecë në rrugë të pashkelura, krejt pa ligj e krejt pa prova.
Meqë jemi edhe në negociata me BE-në, atje, në BE pra këto të dhëna nëse përdoren në gjyq konsiderohen shkelje e nenit 6.

22 Komente

  1. M
    Munika

    Drejtesoa jone eshte gati te perdore cdo pordhe te lugatit non grata, por asnje prove ndaj krimeve te tij te panumerta. Dmth, drejtesi e pjerdhur

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka lindur e vdekur drejtesia e re e Sali vrasesit

      SPAK duhet shkrire dhe ribere me prokurore te huaj. Po ashtu edhe GJKKO me gjykates te huaj. E keta te huajt do trajnojne e ndihmohet nga juriste te rinj shqiptare absolutisht te pa korruptuar. Ndryshe ti themi lamtumire drejtesise njehere e mire.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Po hoqe spak cfare ngelet?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pa merak Teo, po Kanuni si te duket?

          Do ta ribejme tamam si ne Evrope!

          Përgjigjjuni
      2. Y
        Yll je

        Ja ke futur pak kot. Nese komunikimi ne sky ecc lidhet me nje ngjarje nuk duhet mare si prove.....sipas llogjikes tende. Duhet nje filtre pasi shqiptaret ne langage jane pa etike perdorin shprehjet ( do vi te vrase, ai do vrare , do gjetur njeri per ta vrare ) qe nuk kane lidhje me réalitétin. Por nese komunikimi dhe krimi kane lidhje ky komunikim eshte nje prove i nderuar avokat Ylli

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kallarja kuqe

          Fiks e ke ti, dmth te gjithe ata qe jane ne burg per tentative vrasje se i ka dal ne sky muhabeti; duhet me e vra ate rrobin se kshu e ashtu, duhet te rrine aty? Kush e ben filtrin? Spaku eshte pal, gjykatesit sja ma me e kundershtu spakun se spaku ka te drejte te hetoj gjykatesin qe ka ne te njejten ceshtje ku eshte pale spaku, e kuptove? Ketu nuk eshte halli spakut, se ata do sjellin e do shpikin cdo gje per te denuar ty edhe mua edhe gjithe lagjen, por e drejta e tyre per te hetuar gjykatesin e te gjitha shkalleve ashtu sic ben me gjykatesin e kushtetueses, i ben ata sekretar partie si ne kohen e dulles, kuptove?

          Përgjigjjuni
        2. T
          Toni

          Ke konfkt interesi Manjan. Ato sherbet e si indicie patjeter ato te cojne ke provat...

          Përgjigjjuni
          1. h
            hila

            Gjyqsori ne Shqipni o Ylli eshte I mbushun me Lodraxhi, Shpellare e Bajraktare, qe zbaton kanun e maliq, inate e per perfitime gradash e paresh te thata, Do tu vije kohe edhe ketyre zgjebsave te bahen si Sala.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Ton

              O Manjan ke qene minister kur u be reforma...mos na caj koken kot ne popullit....cfare bere...asgje...vetem tenderin e byzylykeve...

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beni

                Ylli Manjani je politikani me I sakte I momentit ne Shqiperi.Bravo!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shume e drejte

                  Ha ha ha po u sherben krimineleve, merr para nga kriminelet dhe u pasurua duke mbrojt kriminelet!

                  Përgjigjjuni
                2. J
                  Jurist dhe elektricist

                  Or taj. Nuk ka drejtesi te korruptuar pa nje qeveri te korruptuar. Drjtesia nuk zhvillohet ne laborator por ne nje ambiet krejtesisht te kontaminuar e helmuar nga korrupsioni. Ketu korrupsioni eshte alfa dhe omega, fillimi dhe fundi.A nuk jane vete qeveritaret qe e bejne se korrupsionin ? A nuk e dine te gjithe qytetaret pa perjashtim se pushtetaret jane njekohesisht edhe te korruptuarit ? A nuk eshte fyese dhe cinike refreni i perhershem qe po luftojme korrupsionin. Cfare lufte i duhet qeverise per ta luftuar korrupsion pervecse mos te vjedhe vete? SPAK qe mund te kete 20 apo 3o veta nuk mund te luftoje korrupsionin gjithe aparatit shteteror prej qindramije punonjesish. Sa per ato qe thote Manjani, pergjimet kane qene nje celes per te zberthyer bandat e grupet kriminale dhe duhet te sherbejne patjeter si prova nese shoqerohen me prova te tjera dhe jo si prova te vetme.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tymi

                    Te gjith ju qe flisni kaq serbes e keni se sju ka ren rrisku te mereni me spakun ,dhe mos ju rente se nuk ka me ziiii Do tju kapin nji flali ne celular e do qin ropt e atehere do kujtoni yllin.gjithsesi ket sit e rregullon revolucioni e di zoti pastaj me drejtesi e politik ne pith te motrave

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tymi

                      Edhe dicka se harrova Ju komentues pro spak a e dini qe gjykatesit dhe prokuroret e spakut nuk lexojne letra fare dhe e firmosin masen arrest me burg me aq qef sikur kalojn ne orgazem se helbete nuk kan oegazma te tjera dhe ky nuk eshte faji yne

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhuli

                        I saktë

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qafiri

                          Spak le ti lere te lire vrasesit, trafikantet, te korruptuarit qeveritare, por ama per ata faqezinj, ata qafire, ata zhulsa, ata pabuksa qe bejne krimin e madhe te vene nje tende ne tarace, te bejne nje kotec pulash, te bejne nje shtese ne shtepite e tyre private ne token e tyre nuk duhet te kete asnje meshire, asnje tolerim ne zbatim te porosive te shokut KM dhe amendamenteve te fundit te kodit penal qe ashpersuan denimet per keto vepra te tmerrshme kriminale.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kurizo

                            Manjan si avokat që je nuk i heq asnje presje gërmëzimeve të tua në perpjekje për ti dhene kuptim shkrimit…. Por ke deshtuar.. se pari sepse je berë avokat I kriminelëve dhe nacionalisteve vrases grek … vertetë je brenda ligjit por nuk keni moral .. morali juaj zerohet… dhe të bën të klasifikohesh në shoqerinë e veseve …në trajektoren midis moralit ideal dhe amoralitetit ti je referenca e ketij të fundit .Shut your mouth! Zip up! Po perpiqesh të besh expert in por në fakt pi zbulon shpirtin e gangsterit!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Astriti

                              Ja ke futë kotë plako Ata (krimi) vrasin njëri tjetrin dhe vënë gjoba e ndërhyjnë në gjyqësorë pulitik e qeveri Përgjimet të çojnë te krimi Mjerë ke qënë ministër e i drejtësis Ti je llumë që paguhesh e shkruan me interesa të erta

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ana

                                "Gjykatat e Perëndimit i rrëzojnë, SPAK-u i përdor kundër qytetarëve të vet" -thote Manjani. Kriminelaet nuk jane qytetare o Manjani fiksoje kete gje!

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tefta

                                  Ylli si gjithmone je shume i sakte. Ketu nuk behet fjale per indicie qe te cojne te prova. Ne rastet e marrjes se sms ne nje mase te madhe njerezish pa nje objektiv te percaktuar me pare , e para, futjen e duarve duke I perpunuar tre lloje policishe dhe se fundi BKH si mund te quhen te besueshme keto materiale, e dyta. Pra keto po themi pergjime nuk jane te besueshme dhe nuk mund te sherbejne as per indicie qe te con tek prova. Prandaj SPAK te nxjere nga burgu te pakten duke ju ndryshuar masen e sigurise ata qe aty jane per nje sms se keshtu I bejne nder dhe vetes.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kurizo

                                    Tefta .. Ylli nuk bene fjale për sms e pa kriptuara por për SMS dhe bisedat e vraseve .. kanë marr jete bij nenash .. Çthua o Tefta .. Ylli si gjithmon I sakt …????????????- nganjehere po .. gjithmone Jo I sakt .. në këtë rast afkitte për saktesi juridike por për moral vrasesi, banditi… dhe pse që YLLI I SAKTI të marr paratë e killrave…

                                    Përgjigjjuni
                                  2. l
                                    landi

                                    Ky i ka thene bujrum ne shpirt e mendje korrupsionit..ishin palacot si ky qe diskredituan drejtesine.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje