Sondazhi i partive në Tiranë: PS mbi 28% përpara koalicionit Berisha-Meta. Alibeaj 16%

21 Prill 2023, 20:44Politika TEMA

Sondazhi i partive në Tiranë: PS mbi 28% përpara koalicionit

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për pëlqyeshmërinë për partitë politike dhe koalicionin që garojnë në zgjedhjet e 14 majit.

52.6% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për Partinë Socialiste. Ndërkohë 44.3% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim negativ dhe 3.1% nuk janë shprehur.

25.7% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për koalicionin Bashkë Fitojmë. Ndërkohë 55.3% e kryeqytetasve kanë mendim negativ dhe 19% janë përgjigjur nuk e di.

16.2% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Partinë demokratike të drejtuar nga Enkeled Alibeaj. Ndërsa 77.8% e kryeqytetasve kanë mendim negativ dhe 6.5% janë përgjigjur nuk e di.

Në 3 muajt e fundit, mendimi pozitiv për Partinë Socialiste është rritur nga 47% që ishte në shkurt në 59.5% në mars dhe ka pasur një ulje në 52.6% në Prill.

Ndërsa mendimi negativ për PS është ulur nga 50.7% që ishte në shkurt në 37.2% në mars, dhe ka pasur një rritje në 44.3% në prill.

Mendimi pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj është rritur nga 19.2% që ishte në shkurt në 24.1% në Mars, por është ulur në 16.2% në prill.

Ndërsa mendimi negativ nga 77% në shkurt ka rënë në 72.4% në mars, dhe në prill është rritur sërish duke shkuar në 77.3%.

7 Komente

  1. T
    Tanguli

    Kur Tema e thote eshte 001% i sakte.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeqine sallaksja qe kendon maje plehut

      Ska opozite??? Pse me Belon do fitoji Saliu??? Nje djale i ri qe e fryn nga pas Sal non grata?? Po me autobuzet falas do mbledhi vota Belo??? Tirana eshte metropol dhe do administrator, jo Belo qe mezi belbezon?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni.

        Me shume vota se Alibej - Gaz Qori

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond vlonjati

          Ky sondazh normal qe do dali keshtu se eshte bere tek Selia e PS-se . Po tr ishte PS-ja kaq mire ne sondazhe, pse nuk marrin pjese ne debate ekipi Veliaj-Rama, Por dihet qe jane mavri ndaj keto sondazhe jane sondazhe fallco qe i ben Rama ne PS dhe ua jep gazetave

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Shtrohet pyetja:ata qe pyeten kush jane?se dihet se kush ka mbetur ne shqiperine e hajduteve!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Regjimet si Diktatura me kozmetike

              Me ferra Patronazhiste neper kembe njelloj si dikur ato Fuksat 1200 leksha nuk ka deshire njeri te prononcohet se si do votoje. Sa per ate 16% qe i shkruajne per pozitivitet ndaj Alibese, kjo e dekonspiron pastaj krejt ate pseudo-sondazh.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enver Hoxhe me rock and roll

                Votoni kandidatin e vetem qe ka Partia Socialiste ish Puniste e lindur Komuniste ne keto zgjedhje. Ate te posterit kryesor te fushates PS. Ai qe eshte edhe Kryeminister, (President po se po), edhe kryetar i SPAK, edhe shef i Mediave qe i quan Kazan, edhe Krisht, edhe Pejgamber. (Aq fuqiplote sa qe edhe opozites ja zgjedh vete kryetarin) Votoni pra gjithe pushtetet ne nje dore, ate te sigurten, qe do na shpjere doemos ne Rilindje ashtu sikur na derguan ne Socializem paraardhesit qe kane drejtuar partine para tij....se nuk jane bere akoma 47 vjet!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje