Ndonëse fletëthirrja i ishte dërguar në 3 adresa, ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit në SPAK për të dhënë llogari për krimin shtetëror të 21 janarit. Prokuroria e Posaçme i kishte kërkuar që të paraqitej sot në orën 10:00, për tu marrë në pyetje nga prokurori i çështjes Alfred Shehu si person që ka dijeni mbi vrasjen e 4 protestuesve në bulevard, të cilët u qëlluan me plumba nga godina e Kryeministrisë kur Berisha ishte në pushtet.
Por, sërish me alibinë se nuk e kishte marrë fletëthirrjen Sali Berisha nuk shkoi në SPAK. Prokuroria e Posaçme ia kishte dërguar fletëthirrjen në 3 adresa, në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Kuvend si edhe në selinë e Partisë Demokratike. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka refuzuar që të tërheqë fletëthirrjen për Sali Berishën që ishtë dërguar në Kuvend, e cila më pas është kthyer në protokoll. Më pas, grupi i PD është njoftuar me email nga Kuvendi për mbërritjen e kësaj shkrese. Ndërsa, Kuvendi ka informuar edhe SPAK se fletëthirrja nuk është tërhequr.
Kjo ishte thirrja e dytë e firmosur nga SPAK për ish-kryeministrin, pasi e para, e lëshuar më 3 nëntor, ishte kthyer mbrapsht pa u hapur. Për këtë arsye, SPAK lëshoi një fletëthirrje të re me datë 7 nëntor, këtë herë në të gjitha adresat zyrtare të Berishës. Por edhe kësaj radhe Berisha injoroi thirrjen dhe nuk u paraqit. Në rast se ai do të refuzojë për herë të tretë që të paraqitet për tu marrë në pyetje për 21 janarin, SPAK ka të drejtë që të urdhërojë shoqërimin e tij me forca policie.
Që nuk do të shkonte në SPAK, Berisha e kishte paralajmëruar që një ditë më parë, kur deklaroi se do të paraqitet vetëm kur të marrë në dorë fletëthirrjen, duke pretenduar se nuk e ka marrë. Berisha sulmoi prokurorët duke i quajtur shërbëtorë që po e përdorin çështjen për të mbuluar skandalet e qeverisë. Kjo do të ishte hera e parë që Berisha do të pyetet për 4 vrasjet në Bulevard.
Thirrja e Berishës vjen disa ditë pasi SPAK mori në pyetje Lulzim Bashën, në atë kohë ish ministër i Brendshëm. Më 30 tetor, Basha u mor në pyetje për rreth një orë, por në dalje nga Prokuroria e Posaçme ai nuk dha asnjë detaj, duke deklaruar se çështja është në hetim dhe se respekton sekretin hetimor.
SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Insistimi i familjarëve të Aleks Nikës, viktima e vetme pa autor, bëri që dosja të rikthehej në vëmendje. Më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, pas vendimit të Strasburgut, urdhëroi SPAK-un të hetojë 21 Janarin si krim shtetëror dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë. Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.
Hani mut hani! Nese ai nuk firmos ASNJEHERE sic duket, atehere si i numeroni ju tre heret? Tre here ka kuptim kur ai firmos! Duhet denuar pse nuk firmos e pastaj pse nuk paraqitet! Hani mutin e saliut ju te medias por te gjithin, se popullit nuk ia servirni dot!!!!
SPAK duhet ti shpalle akuzat Saliut per 21 janarin dhe te dergoje dosjen ne GJKKO. Atje gjykatesi i famshen e i thekur berishist Bani e nxjerr te pafajshem Saliun, ose veteofrohet per te kryer ai vete denimin gje ajo gjykate do ti jape Saliut eventualisht.
O Rroku, a mundet te procedoje Spak e Gjkko pa Saliun, ashtu si per cdo kriminel te supozuar tjeter kur drejtesia bon punen e vet edhe ne mungese te kriminelit? Po sikur te gjithe te dyshuarit si kriminele te mos paraqiteshin si Saliu, si do funksiononte drejtesia? Apo me kanun pastaj....
Shko ne SPAK dhe pergjigju Sali bajga, otoman komunist, qe degjenerove gjithçka ne kete vend, plehre. Shko dhe pergjigju kurve, rrumpalle, shkerrdhate, malok, bajge dhe plehre, sinonimi me i keq shoqeror i te qenit shqiptar. Nje islamoshqiptar si ty, duhet ta kishin vrare qysh ne 97, qysh athere kur vodhe mbi 2miliard $ kursime te shqiptareve, kur vrave direkt dhe indirekt mbi 3500 djem . Ti athere meritoje plumbin plumb, kerme, degjenerate, kukudh dhe grope haleje. Ka shqipkare, qe i shkojne pas kesaj shkerrdhate morale dhe shoqerore, duke e mbajtur ne alarm shoqerine, zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise. Sali kurva, plehra, ka vrare me shume shqiptare se askush tjeter ne historine e Shqiperise. Mbi 12 mij jane vrare nder vedi, per pronat, bazuar ne ligjin 7501. Mbi 3500 te tjere ne rebelimin kunder Sali komikut ne 97. Pastaj Gerdeci, 21 Janari etj. Kush i shkon pas ketij plehre eshte plehre dhe antishqiptar.
.... e cmund te presesh nga nje Serb ose agjent i Sebise ........ shiheni si perdridhet
O spak mos bei lojra fialesh,dihet qe spakun e te gjitha instuticionet i komandone Tutori juaj Sali Agjenti i UDBes.