SPAK heton kontratën 6 mln dollarë të PD, ka kërkuar dokumentet e marrëveshjes së lobimit në SHBA

30 Qershor 2025, 09:16Politika TEMA
SPAK heton kontratën 6 mln dollarë të PD, ka kërkuar

SPAK ka nisur hetimet për çështjen e kontratës së lobimit për llogari të PD nga një fondacion amerikan.

Nga Prokuroria e Posaçme nuk sqarohet se çfarë elementësh e kanë bindur që nga faza e verifikimeve të kalojë në hetim, por TCH ka mësuar se procedimi penal mban numrin 143 ndaj prokuroria ka kërkuar ta pasurojë këtë çështje me kontratën e lobimit.

Për të siguruar këtë dokument Altin Dumani i ka kërkuar zyrtarisht PD-së t’i vendosë kontratën në dispozicion, fakt i konfirmuar të premten nga Flamur Noka që nuk ishte thirrur për këtë hetim, por për krimet zgjedhore të 11 majit të kallëzuara nga demokratët.

“Kemi bërë transparencë, kemi vënë cdo gjë në dispozicion s’kemi gjë për të fshehur”, u shpreh Flamur Noka.

Kontrata me një kompani amerikane në Washington DC me vlerë 6 milionë dollarë për një afat 2-vjeçar u nënshkrua në 4 prill 2025. Si firmosës në Shqipëri ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe si garant në SHBA një shtetas i  identifikuar si Nuredin Seci.

Por demokratët e bënë të qartë se kishte qenë komuniteti shqiptaro-amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” kishte  kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve të PD.

Dhe menjëherë pasi u bë publike të dhënat, pa kaluar shumë orë në 24 prill, SPAK njoftoi nisjen e verifikimeve. Kjo çështje mbeti me këtë status deri në 28 maj kur SPAK kreu lëvizjen e parë dhe i dërgoi kërkesën Flamur Nokës si sekretar i përgjithshëm i PD.

Në mes të muajit qershor SPAK  ka administruar të dhënat dokumentare të PD, që siç konfirmohet nga burime zyrtare po kryhen tashmë në kuadër të procedimit penal.

10 Komente

  1. P
    Pooooo

    Bejne sikur punojne , arrestohet Véliaj per dyshime , ndersa 6 milion dollare te deposituara kerkohet fakte , sarkazme e bukur . Kur fakti flet s'ka arrestim , kur fakti nuk flet duhet izolime..... ta konsiderosh popullin si Vrenozet

    Përgjigjjuni
    1. !
      !

      Sakte, si duket ketyre te Spak i fryen kur eshte ne pyetje PD, si duket i ka tredhur Berisha moti kohe.

      Përgjigjjuni
    2. k
      keta jane te gjithe per ne burg

      Pordhe imzot pordhe me shumice,PD eshte transparente deklaron kokorroc muli me ate sjelljen e ecjen prej maloku kur shkon te aspaku

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Pordhe me rigon. Spak duhet te beje transparence, sa miljon mori LaCivita e sa te tjera u hodhen ne lobime. Spaku eshte brenda lojes se mafiozeve politik.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mateo Falkone

          Lereni drejtesine , kete drejtesi qe Kemi , te perballet me plackitjen 33 vjecare . Sigurisht , nese u dhimsen femijet tuaj , vetmja juaj .

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yttttt Rrac Muti Tan te Korruptum Hajduda

            Spordhiak mi than ma mir Kta jan tan bashk nje shkoll kan kry kta Legena

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dima.com

              SPAK,me sa degjoj e kuptoj,vetë po i zvarrit çështjet qe ka hapur dhe jam i bindur se asgjë nuk do te finalizoje.Por çështjet me te ndieshme per publikun shqiptar jane prova me e forte per drejtesine e cila do te vendos fatin e saj ne perspektive.Do te kete pasoja…

              Përgjigjjuni
              1. 3
                30. Qershor 2025

                KINI PARE KASHTE MISRI QE NUK ZE KALLI, I ESHTE THARE XHUFKA MISRIT PA U BERE PJALMIMI DHE KA NGEL ME GJYSEM TRURI. KUJDES SE TE TILLET NUK MBAJNE PERGJEGJSI PARA LIGJIT SEPSE JANE DEFIÇENTE. KARAFIL PA ERE.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli kerkon drejtesi per hallet e tij, jo Spak

                  Drejtesi a re nuk ja mban te merret me Mulin, e poplli pret te denoje Saliun. Kjo asht per te qare e per te qeshur. Shqiperia duhet ti kerkoje BE-se te mbulloje shpenzimet e kesaj drejtesie te re qe ajo mbron perdite me deklarata. Populli fukara nuk paguan taksa per te paguar aq shtrenjte punen pa asnje rezultat domethenes te kesaj drejtesi te re. Pra, Spak e Gjkko te jete te BE-se e ajo tebeje cte doje me to, dhe nderkohe PS te reformoje e pastroje urgjent drejtesine per hallet qe kane 99.99% e shqiptareve, pa politikane e krimin tjeter te organizuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Novoseja

                    Ku ishe asgjekundi cfare bere hic asgje

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje