SPAK rrëzoi kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në Kuvend, avokatët ankimojnë vendimin

22 Janar 2024, 14:48Politika TEMA
SPAK rrëzoi kërkesën e Berishës për të marrë

Avokatët e Sali Berishës ankohen në gjykatën e posaçme për vendimin e SPAK që refuzoi kërkesën e ish kryeministrit për të marre pjesë në seancat e Kuvendit.

Mbrojtja e Berishës thotë në apelim: “Berisha është deputet. Nuk ka vendim për heqje mandati kështu që duhet shfuqizuar vendimi i SPAK.”

Berisha sipas tyre duhet të shkojë në seancë parlamentare te enjteve. Sipas prokurorisë Berisha akualisht po mbahet në arrest shtëpie dhe duhet të zbatohen të njëjtat reregulla si masa e arrestit në burg.

“Kodi i procedurës penale parashikon se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin. Ndodhur ne këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e pajtueshme me zbatimin e masës se sigurimit ‘arrest në shtëpi”.

Duket se përmes kësaj lëvizje avokatët duan të shpëtojnë mandatin e deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas rregullores së Kuvendit, deputeti humbet mandatin në rast të mosparaqitjes për 6 muaj në seancë plenare. Precedenti më i fundit është ndërprerje para kohe e mandatit për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur tashmë në kërkim.

 

3 Komente

  1. V
    Vicidoli.

    Cfare kuvendi kerkon kafsha e eger ne nej kohe qe me zullumet qe ka bere nuk duhet ta shikonte me driten e diellit. Per gjithe periudhen qe ka patur pushtet kjo moster vetem shkaterrim vrasje e hajduteri ne te gjithe sektoret ekonomik por per familjen e tij ka pater vetem pasurim. Te babeziturit femijet gruaja kunati etc nuk permbaheshin.Paraja i kishte marre mendjen sa edhe kur vdisnin njerez nuk donin tja dinin.Saliu sulej si qen i eger per te mbuluar zullumet.Ne burg e ke pak se po te ishte ustai yt gjalle do ishe varrosur per se gjalle.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Kryefashisti non grata le te haje mut nga dritarja se kaq meriton

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Mos kujtoni se Berishen e ka marre malli per kete palo kuvend. Cdo gje eshte ne funksion te Stazburgut. Po moniturohet cdo gje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje