Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkryera dhe se nuk kanë qenë asnjëherë në një nivel të tillë.
Në një komunikim me gazetarët, teksa është i pranishëm në Samitin rajonal në Shkup, Rama u shpreh se në takimin e zhvilluar me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit James O’Brien kanë folur për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe gjithashtu për rajonin. Më tej shtoi se roli i Shqipërisë për rajonin dhe është i qartë.
“Kemi folur edhe për Shqipërinë dhe për rajonin dhe marrëdhëniet tona me SHBA nuk kanë qenë më të mira më të afërta dhe më produktive dhe ashtu sikundër edhe roli ynë rajon nuk ka qenë ndonjëherë me i qartë.
Kur bën beteja për të gjithë popujt tanë atëherë tryeza trajton çështje që lidhen për mirëqenien e vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, tha ai.
MASHTRUES. Ramut nuk ka si te jene me te mira te hash te pish dhe te paguash numrin dy te FBI McGonogal nuk ka me mire, je i vetmi Kryeminister ne Bote qe e ke bere, je per ne librin e rekordeve Guinness.
Duket që je trap Birishi dhe duke qënë trap berishi nuk je as në metro. Po të korruptohet FBI e quan zotësi apo inferioritet ti shoku. Ku të gjesh një kryeministër të tillë. Shko poshtë ballkonit dhe shiko nga qielli idhullin tënd që t'a bëri Rama lolo.????????????Këtë dini të bëni mirë ju berishistat.