Afera ‘Partizani’: SPAK merr në pyetje nesër Sali Berishën, më 25 janar dhëndrin e tij

22 Janar 2024, 12:21Politika TEMA
Afera ‘Partizani’: SPAK merr në pyetje nesër Sali

Nesër më 23 janar, SPAK ka thërritur për të marrë në pyetje Sali Berishën në hetim për korrupsion pasiv, dhe dy ditë më pas, më 25 janar, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetim edhe për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.


Mes këtyre 2 datave, pritet një zhvillimi rëndësishëm. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për heqjen e “arrest shtëpie” dhe përjashtimin e Irena Gjokës, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.

Gjyqtarja Olldashi është në konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e kompanisë në hetim “Homeplan” ku aksioner është edhe Malltezi, të cilin më herët e liroi nga paraburgimi dhe e çoi në shtëpi.

Konflikti i interesit është pranuar edhe nga SPAK i cili ka bërë rekurs në gjykatë të lartë kundër masës “arrest shtëpie” duke kërkuar kthimin në qeli të Malltezit, i cili akuzohet se ka përfituar 5.4 mln euro nga ndërtimi i kullave.

Sakaq, nuk dihet nëse Berisha do shkojë për t’u marrë në pyetje. Ish-kryeministri u vendos në arrest shtëpie pasi theu masën e sigurisë detyrim paraqitjeje disa herë.

4 Komente

  1. P
    Popull

    Ju shkerdhefsha drejtesine...hiqini licensen asaj kurve...futeni nja 3 vjet brenda te vene mend te tjeret...

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      E sigurtë që Berisha nuk do të paraqitet pasi ai e ka vërtetuar që nuk e rruan për Spakun. Edhe Spak do të vazhdojë të pajtohet me këto qëndrime të Berishës , do të ulë kokën e do vazhdojë me trimëri të bëje kërdinë në krahun e të urtëve të mazhorancës.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        SPAku eshte i interesuar te mos paraqitet Berisha. Do ta mbajne te izoluar ne shtepi, ky eshte qellimi i SPAK, keto hetime do vazhdojne gjate, me justifikime shkelje procedurash, do marrin dhendrrin perseri ne burg, kjo i intereson SPAKut. Saliu eshte i destinuar te pelcase ne shtepi me Lirine, aty brenda eshte lufta, ju kane vene kamera xhirimi.

        Përgjigjjuni
      2. s
        sapa

        Shqiperine duhet ta perfytyrojme si nje Anije piratesh.Cfare ben nje anije piratesh?ajo plackit ke ti dale para dhe te gjithe jane te kenaqur.Po a mund te denojne ne kete Anije ndonje pjesetar per plackites?jo sepse jane te gjithe plackites!Pra ai qe ka mend e di se ky vend nuk behet!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje