
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile për prezantimin e risive të platformës së konsultimit publik të Kuvendit të Shqipërisë.
Teksa vlerësoi se bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe përfshirja aktive e publikut në proceset parlamentare janë elementë thelbësorë për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe funksionale, znj. Spiropali theksoi se transparenca është një ndër vlerat dhe standardet kryesore të Kuvendit, e përcaktuar si e tillë edhe në Planin e ri Strategjik, 2025-2030.
Kryeparlamentarja Spiropali shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në familjen europiane është sot kryefjala e punës së Kuvendit dhe çdo institucioni, si shprehje e dëshirës dhe kërkesës së qytetarëve shqiptarë për integrimin në BE.
“Nuk e fsheh kënaqësinë që ndjeva kur në mbledhjen e kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, zhvilluar para pak ditësh në Strasburg, ishim në koherencë të plotë me Parlamentin Europian, kur Zëvendëspresidenti i tij përmendi funksionimin e Komisionin kundër Dezinformimit në Parlamentin Europian, ndërsa unë ngritjen e Komisionit të Posaçëm kundër Dezinformimit dhe Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion në Kuvendin e Shqipërisë, si masa për mbrojtjen e vlerave, institucioneve dhe shoqërive demokratike. përmenda këtë, për të venë në dukje sa thelbësor është njësimi i strukturave e procedurave të Kuvendit me ato të Parlamentit Europian dhe të vendeve anëtare. Prandaj çdo ndryshim, rishikim apo përmirësim i veprimtarisë sonë duhet të udhëhiqet nga ky vizion”, u shpreh Spiropali.
Duke u ndalur tek nevoja për përmirësimin e procesit të konsultimit, pas rritjes së kërkesave të shoqërisë civile, por dhe arritjeve të standardeve që kërkohen nga procesi integrues, znj. Spiropali theksoi se platforma e re e konsultimit do të garantojë një proces më gjithpërfshirës, më cilësor dhe më efektiv.
“Platforma e re do të jetë më e aksesueshme dhe më e përdorshme nga partnerët e Kuvendit, duke synuar rritjen e transparencës, rritjen e numrit të pjesëmarësve në proces, dinamizimin e procesit të konsultimit, efikasitetin operacional, lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e burokracisë, rritjen e sigurisë dhe garantimin e konfidencialitetit të të dhënave, krijimin e kushteve për analiza më të thelluara, mundësimin e përdorimit të anketimeve, kategorizimin e përdoruesve sipas tipologjive, lehtësimin e komunikimit institucional, përdorimin më efektiv të rrjeteve sociale, inkorporimin më efiçent të rezultateve të konsultimit në procesin ligjbërës dhe veprimtaritë e Kuvendit, etj.”, u shpreh Spiropali.
Duke vlerësuar punën që kanë bërë shërbimet e Kuvendit, Spiropali vlerësoi si të nevojshme zgjerimin e spektrit të akteve ligjore që i nënshtrohen platformës së konsultimit publik, si dhe përshpejtimin e afateve kohore të procesit të konsultimit.
“Bindja ime është se duke përfshirë në procesin e konsultimit të gjitha aktet ligjore, pa dallime e përjashtime, dhe duke e bërë këtë procedurë sa më të thjeshtë, demokratizohet më shumë procesi legjislativ dhe bëhet më rezultativ bashkëpunimi ynë me qytetarët, publikun, shoqërinë civile, grupet e interesit dhe gjithë shoqërinë.”, përfundoi Spiropali.
Lefterije Lleshi, Drejtoreshë e Shërbimit të Komisioneve Parlamentare, bëri një prezantim të risive të Platformës së Konsultimit publik të Kuvendit, e cila nisi të funksionojë si një mënyrë ndërveprimi me publikun dhe grupet e interesit përgjatë periudhës së pandemisë COVID -19. Duke u ndalur tek risitë, Lleshi vlerësoi se reflektojnë të gjitha sugjerimet e shoqërisë civile dhe jo vetëm, lidhur me interaktivitetin e faqes, gjurmimin dhe evidentim të pranimit apo jo të komenteve të shoqërisë civile, rankimin e projektligjeve sipas afateve të mbarimit të shqyrtimit të tyre si edhe rikujtesë të automatizuar për aktet të cilave u është afruar data e mbylljes së konsultimit, etj. Në përfundim Lleshi ftoi pjesëmarrësit të bëhen pjesë e platformës.
Takimi vijoi me diskutime të të pranishmëve lidhur me rëndësinë e rritjes së transparencës, gjetjen e mekanizmave për përfshirjen e qytetarëve në procesin e konsultimit, si dhe vlerësuan reflektimin e sugjerimeve të ardhura nga shoqëria civile.
E ke seriozisht, apo ben ´´ajgare´´, kur thone birazeret tane kosovare.Ke harruar, qe ke mbi koke, nje te semure te pa sherueshem mbas vetes se vet; sulltan-dylberin e surrelit. Se po te mos ish ai, ti me vlerat shume dimensionale qe ke si njeri dhe poltikane, do te ishe prej kohesh, ne vendin e kryeministrit dhe ky vend do te ish krejt ndryshe.Marrezia e dashurise se tij mbas vetes nuk njeh kufi : Tere kohen brumbullit, qe grate e bejne punen shume me mire se burrat, por veten duket nuk e fut tek burrat, pasi ndryshe, duhej te ish zevendesuar, nga grate, prej kohesh sipas tij.Por cfare specie te jete valle, qe nuk na e thote, hermafrodit, apo transversit ?!Dhe vec teje, ka pasur dhe ndonje tjeter qe e meritonte ate vend., por beu i surrelit duke e ndjere rrezikun, me nje bashkepunim okult e degedisi mbas hekurave, ku tani dhe e ka ndaluar vathen tuaj, qe te mos pipetije, asnje fjale, ne mbeshtetje te ketij personaliteti te vertete historik te demokracise europiane, ne kete cep te pushtuar te Europes, nga lloji i specieve primitiv, te semure dhe te rrezikshem.
Sa e paske krefur Spiropalen. Aman ku ja pe vlerat? Po të mos ishte Edi Rama kush do ta njihte Elisën? Të lutem ma sqaro. Sa shpejt u hipën vehtja në qejf këtyre rioshëve. Prit ta shikojmë kur të shkëlqej se në Dogana nuk shkëlqeu po ….. Prandaj thoni shyqyr që është Edi Rama dhe Partia Socialiste se në të kundërt Elisa dhe të gjitha me radhë nuk do dëgjoheshin e nik do tju dinte njeri emrin.