
Kryeparlamentarja znj. Elisa Spiropali ka postruar ditën e sotme një foto të veçantë me Lulzim Jasharin, djalin e heroit legjendar të Kosovës, Adem Jashari, nga përurimi i shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në Horën e Arbëreshëve në Siçili.
Mesazhi i plotë i saj:
"Me birin e një Heroi, te shtatorja e një Heroi! Së bashku me Lulzimin, djalin e Adem Jasharit, në përurimin e shtatores së Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve në Siçili, me rastin e Festës së tyre të Themelimit.
E punuar nga duart e një tjetër shqiptari të Kosovës, skulptorit Gëzim Muriqi, statuja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut tani i përket përgjithmonë Horës, si një shenjë krenarie dhe kujtese për të gjithë shqiptarët kudo janë!"

Po salarJon hajdutI ku eshte
Krenar per Gjergjin, per Ademin Krenar per arbereshet tane. Krenar per shqiptaret qe lavdojne shqiptaret.
Gjergj Kastrijoti ështe krye hero, jo hero... Dhe Gjergj Kastrijoti ka psë efeket në gjith Evropën, jo veç për kombin tonë...
Lëreni Adem Jasharin, se nuk hodhët një pushkë për Kosovën, socialistë dhe pëdëistë berishistë! Gjenocidi ndaj shqiptarëve ndodhi, ngaqë Shqipëria tradhëtoi vetveten, tradhëtoi edhe ata. Lëreni Adem Jasharin të prehet në paqe! Spektaklet e hipokritëve me folklorizmin dhe gjakun e të tjerëve duhet të marrin fund. Detyra e shtetit shqiptar është forcimi i ushtrisë, industrisë, bujqësisë, demografisë, flotës, hekurudhës, aviacionit, teknologjisë dhe përballja me historinë dhe luftën me forcën e ushtrisë dhe shtetit jo heroizmin e dëshpëruar të individit të braktisur nga shteti amë. Pasi e shkatërruan dhe vazhdojnë të shkatërrojnë me urrejtje sllavo-greke, sot e kësaj dite edhe pas 30 vjetësh, Shqipëria gdhihet pa ushtri, pa bujqësi, pa industri, pa naftë, pa flotë, pa hekurudhë, pa depo, baza ushtarake dhe rezerva emergjence. Realitet që shteti shqiptar vetëm mund të prostituojë interesat e shqiptarëve, por jo të luftojë për to edhe në llogore po qe nevoja dhe siç po na thërret historia përsëri në apel, por ne vazhdojmë si gjithmonë të jemi me brekët e ulura, në pritje të gjenocidit të rradhës . Heroizmat si ajo e Azem Jasharit dhe familjes së tij, fatkeqsisht janë domethënie e patriotizmit, heroizmit dhe kurajos i inividuale të shqiptarëve por edhe korrupsionit, impotencës, sodomisë të lidershipit dhe rrënimit të aftësive qeverisëse dhe shtetformuese të elitës të shqiptarëve.
Shume dakort me ju "Shqiperia Etnike".... jemi nga kombe te rralla qe nuk nxjerrim mesime nga historia jone me plot tragjedi!!! mjafton fakti qe nga afer 90 mije km2, troje Shqiptare ne gadishullin Ilirik, sot bashke me Kosoven nuk kemi as 40 mije km2, pra fqinjet na kane rrembyer me shume se gjysmen e territorit dhe ne vazhdojme me folklorizma e nuk forcojme shtetin.
Të hiqet nga fjalori : shqiptarë nga Kosova; thjeshtë, Kosovarët
Merreni me mënd sikur në vënd të Spiropalit , të ishte Albana Vokshi te arbëreshët . Che schifo !