Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Gazment Bardhit për akuzat që ka bërë ndaj Olsi Ramës se është i lidhur në laboratorin e drogës që u zbulua në Xibrakë.
Spiropali tha se duhet të presë SPAK për përgjigjen, nëse ka shpifur apo jo.
“Ju duhet të jeni shumë i qetë. Se çorba që u gatua së pari nga Berisha për konsum publik, u soll e ngrohur nga Basha dhe tani e risillni ju akull fare sërish këtu për ta konsumuar, për të goditur kryeministrin duke u marrë më familjarët. Kjo është një shumë e vjetër.
Ka hyrë në laboratorin e SPAK ku do ti bëhen analizat. Këtë sulmin tuaj të përsëritur është shumë bajat. Ju që jeni edhe kallëzues, edhe i kallëzuar do keni mundësi që në SPAK i nderuar të merruni përgjigjen e duhur nga drejtësia, nëse jeni kallëzues i vërtetë apo i rremë, siç keni dalë si familje politike.
Përfshirë edhe Bashën që e ka bërë këtë akuzë kur ishte zgjuar. Kjo çorba juaj s’ka lidhje me seancën plenare.
Ju nuk jeni prokuror dhe lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj. Shumë prej jush janë fshehur kur keni shkuar atje, jo po më tha partia, jo po ishte deklaratë politike”, tha Spiropali.
Po ti cfare e ke burre qe reagon ? Reagoi i zoti reagoi i vellai ,ti putane qe u nxore bojen doganave ne fillim ,ca pune ke
Moj zonje , s’te kam degjuar nji here te flasesh per pensionet dhe pensionistet . I ke prinderit milioner mesa duket . Tẽ kam lene zotin , tẽ ta mẽsoje fukarallekun . .