Protesta/ Spiropali: Tomi dhe Jerry pretendojnë se nesër Macron dhe Scholz do dalin në dritare t’i pyesin çfarë halli kanë

5 Dhjetor 2022, 20:47Politika TEMA

Protesta/ Spiropali: Tomi dhe Jerry pretendojnë se nesër Macron dhe

Ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare është shprehur se Tirana nuk është zgjedhur rastësisht për të mbajtur Samitin.

Ajo tha se Shqipëria sot është vendi më i qëndrueshëm dhe i vendosur i Europës dhe kjo shihet mjaft qartë nga arritjet dhe zhvillimet në vendin tonë.

Gjithashtu, Spiropali u ndal edhe te protesta e cila është lajmëruar të mbahet nga opozita e nesërme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ministrja tha se nuk kanë asgjë me protestën, por është shqetësuese fakti se kjo protestë po përdoret për të provokuar dhe izoluar Shqipërinë akoma dhe më shumë nga ndërkombëtarët.

Sipas saj, dy liderët e opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta, pretendojnë se duke protestuar dhe bërtitur fort ndërkombëtarët nesër do dëgjojnë “hallet” që ata kanë.

“Nuk e kanë zgjedhur rastësisht Tiranën për të mbajtur Samitin, siç ulërijnë ata që nuk dinë, por edhe ata që dinë por zgjedhin të lëpihen aty ku paguhen.

Shqipëria sot është vendi më i qendrusheëm , më europianist dhe më i vendosur i Europës. Nuk do mend për tu kuptuar majfton që të kesh mbaruar filloren dhe të shohësh vërdallë se çfarë bëhet. Do jetën një ditë historike kjo e martë, stabiliteti nuk është zgjidhje facultative dhe stabiliteti që vjen nga se pandeh është një e keqe që nuk kërcënon me dëme të pandreqme vetëm Shqipërinë, por shumë më shumë.

Të martën dy qesharakët tanë opozitarë, fytyrë vrerosurit, Haxhiu dhe Qamili, pak a shumë si Tomi dhe Jerry thonë se do dalin në bulverad për të protestuar, pretendojën se do të bërtasin kaq shumë sa Macroni, Shcolz e shumë të tjerë do dalin në dritare të shohin ata dhe do të pyesin se çfarë halli e kanë nxjerrë në këtë ditë dimri ccetën Do ti dërgojnë dhe do ti dgjojnë që brohorasin për Ukrainën, dhe bëjnë duanë e Putinit, do ti shohin me flamuj të BE që i valvisin por me sy nga stepat e Rusisë, njëlloj si dikur që i suleshin me Molotov kryeministrisë.

Nuk kemi asgjë kundër protestës problem iështë që do të përdorin protestën për të provokuar dhe për të izoluar gjithnjë e më shumë nga ndërkombëtarët. Non grata nga sHBA e Britani i tmerruar se edhe BE mund ta penalizojë, Haxhiu ynë kërkon të faktorizohet duke gënjyer. Hipokrit dhe ilacak mund të gënjejë edhe pak derisa kupa të derdhet, tha Spiropali.

 

5 Komente

  1. D
    Do dalin ne Dritare dhe do zgerdhihen me salehun

    do qeshin me te madhe duke treguar me Gishte Fosilen e Injorances -kafshen Primtive duke u habitur e Scholz do i thote Macron-it qe nuk e mban dot e shperthen ne te qeshur me te madhe : Schau da ,,hinunter mr. Macron : ______Der Alte kake Dämpft noch )))))))))))_______ dhe te qeshurat rrembjene te gjithe Degacionin qe tashme i eshte afruar dritares ,nderkohe qe shpellari Sharlatan rri si Muti ne Shi .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lindita

      Macron dhe Scholz neser do te fimosin shpalljen Persona Nongrata ne 27 vendet e BE-se te birit te Shqeres dhe Vuk Karaxhichit.

      Përgjigjjuni
      1. ¿?

        Po kur i ka ardhur goja edhe kesaj memeces, me fal Mamices Hajdute 5 milionshe qe deri para pak vitesh vinte era shurre se nuk lante as breket. Poshte edhe Tomi me Xherrin se edhe ata e sollen punen qe t'u vije goja ketyre plehrave si puna e kesaj "Mjaftistes".

        Përgjigjjuni
        1. d
          dy kllufat e karit

          HAHAHAHA Tomy

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shero Elmazaj

            Bravo Mamica. Tomi nga Vicidoli dhe Jerry nga Cepani jane identitetet me te perkryera per keta dy lapanjoze pa nder e dinjitet, alabake rrugesh. Une do I karakterizoja edhe si daci dhe dhelpra, por populli nuk eshte si pinoku, nuk genjehen kollaj.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje