Tabaku dhe Balluku "përplasen" në Kuvend: PS s’është në batak siç është partia juaj, s’kemi kohë të merremi me ju

6 Tetor 2022, 17:02Politika TEMA

Tabaku dhe Balluku "përplasen" në Kuvend: PS

Me debate ka vijuar seanca plenare mes deputetes së PD-së, Jorida Tabaku dhe zv kryeministrja Belinda Balluku.

Sipas Tabakut qeveria nuk po mbron qytetarët me çmimet e energjisë. Kësaj deklarate iu përgjigj zv kryeministrja Belinda Balluku njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku tha se vota e tregon besimin e qyetetarëve dhe punën e madhe që po bën partia socialiste.

Jorida Tabaku: Sot qeveria nuk po mbron qytetarët. ERE duhet të japë sqarime për shtyrjen e fashës 800 kë.

Belinda Balluku: Nëse qeveria vendos të mbrojë qeverinë dhe mos të aplikojë ccmimin se ERE nuk ndërhyn në politikat tona. Nëse ne kemi kushte me të mira dhe kursejnë, atëherë ne nuk e miratojmë por ERE e ka lënë në fuqi ccmimin e vetë deri në 31 dhjetor.

Të flisni ju për drejtësi që i mbani gjyqtsarët në zyrat tuaja pastaj i nxirrni për të drejtën tuaj. Sa i përket PS, nuk ka qenë ndonjëherë dhe s’është në batak. PS votohet maksimalisht për punën e madhe, mburojën sociale energjitike dhe gjithçka tjetër. Sa i përket batakut tuaj ne nuk merremi se s’kemi kohë ju mund ta zgjidhni me veten tuaj.

Jorida Tabaku: Unë desha një shpjegim logjik nga zv kryeministrja për ccmimin e energjisë. (i ndërpritet fjala)

Lini një Përgjigje