Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë demokratë, morën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u zhvilluan diskutime të nivelit të lartë me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues nga Ballkani Perëndimor mbi sfidat e reja të sigurisë në një kontekst global gjithnjë e më të ndërlikuar.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se tri shtylla kryesore u evidentuan gjatë diskutimeve: siguria ekonomike, procesi i integrimit europian dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike. Sipas saj, këto nuk janë më thjesht politika zhvillimi, por elementë thelbësorë të sigurisë kombëtare, veçanërisht për vende si Shqipëria.
Tabaku nënvizoi se Shqipëria, ka bërë hapa pas në këto drejtime vitet e fundit, ndërkohë që këto fusha lidhen drejtpërdrejt me angazhimet e vendit ndaj NATO-s dhe me besueshmërinë e saj si partnere strategjike. Ajo theksoi rëndësinë jetike që vendi të ketë mekanizma të fortë për kontrollin e parasë që qarkullon në ekonomi dhe për orientimin e investimeve drejt burimeve perëndimore, duke shmangur çdo kompromis që mund të cënojë sigurinë kombëtare.
Duke iu referuar skandaleve të fundit që lidhen me sigurinë e të dhënave personale dhe infiltrimin e rrjeteve kriminale, Tabaku paralajmëroi se këto zhvillime dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë dhe rrezikojnë marrëdhënien afatgjatë të partneritetit me aleatët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në përmbyllje, ajo bëri të ditur se nga të gjithë pjesëmarrësit e forumit u përcoll një thirrje e fortë dhe e qartë për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, një mesazh që, sipas saj, vjen fuqishëm si nga administrata amerikane ashtu edhe nga Kongresi amerikan.
Nga Amerika flet mirë kjo Tabakja por kur vjen këtu i harron të gjitha , se e huton shtrigu plak . Qëndrimet e fundit të Tabakes janë reale dhe ja mbështesim të gjithë . Po duhet të jete konseguente për ato që thotë nga Amerika e jo ta dredhë si Likja e Munika .
Kjo papunsja si eshte paraqit ose prezantu ne Washington ? Antarja e partise te nongrates? Apo vari lesht ikim usa me bo nai pazar. Se cdo gje qe kjo ka shkruar sipas ketij artikulli eshte derrdellitje pa pasion.
Shkoi Tabakja deri ne Amerikë, qe te zbulonte se pema e dardhes Ben dardha, nuk bën kumbulla. Bravo Tabake.
Kur bon dhe kjo Biba Debile si e Zgjute,mos ngelshin Shqiptare te Zgjuara mo ne kete Bote.Debilja Sali Mavrise,tregoi Shqiptareve me cfare Paresh ke Vilen ne Lalez,cfare ke ti me shume se Mijra Vajza te reja qe kane mbaruar Shkekqyeshem Universitetet dhe Emigrojne se nuk ka pune per to.Debile Femer,shoqja bgushte e Mul Kaptines;Edhe Zegjine Rehati i PS ka me shume Tru se ty.
shko merini ere sales kriminelit kermes