Tabaku:  Procesi i integrimit është që shqiptarët mos t’i mbajë këto mijëra faqe në letër

4 Qershor 2024, 15:33Politika TEMA
Tabaku:  Procesi i integrimit është që shqiptarët mos

Nënkryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, znj Tabaku, ishte kritike në lidhje me punën e kryer nga qeveria shqiptare në lidhje me çështjen e integrimit europian, mbledhja u zhvillua me të ftuar ministren e shtetit dhe kryenegociatoren, Majlinda Dhuka, e cila duhet të raportonte mbi punën e kryer në lidhje me procesin e integrimit.

Shpresoj të kemi informacion dhe për masat për Procesin e Berlinit, e nisi fjalën e saj hyrëse deputetja e PD që drejton Komsionin për Çështjet Europiane Jorida Tabaku, por njëkohësisht dhe ecurinë e tyre dhe Planin e Rritjes. Ka interes për këto tema, pak muaj mëparë kishim një seancë dëgjimore ndërkohë që kanë ndodhur zhvillime të reja.

Fokusi i Tabakut në fillim të fjalës ishte tek “Plani i Rritjes” që është një vlerë e konsideruueshme dhe se si është përdorur kjo mundësi e ofruar në miliarda euro nga buxheti i BE prej Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare. Sipas Tabaku, nuk kemi ende një plan të qartë reformash për të përfituar nga ky plan rritje

Ndërkohë që znj Tabaku argumentoi se ka kërkuar “me kohë që ky proces të kalonte përtej Qeverisë dhe të ishte një proces kombëtar. Cilat janë masat që ka marrë qeveria shqiptare për të hapur një diskutim të hapur me qytetarët shqiptar, për ta bërë këtë proces për njerëzit dhe për të mos ta fokusuar këtë në politikë? Cilat janë masat që keni marrë për diskutim me shoqërinë civile?”

Më tej ajo evidentoi plagën e Shqipërisë, sipas saj, që është korrupsioni endemik

“Lufta ndaj korrupsionit ka qënë një ndër prioritetet kyçë i kujtdo qeverie por njerëzit e bëjnë diferencën tek faktet, jo tek fjalët, dhe faktet sigurisht flasin ndryshe. Sot, çdo raport ndërkombëtar e cilëson Shqipërinë si vend me korrupsion endemik dhe nuk më pëlqen ta normalizoj këtë proces dhe të them që ndodh kudo. Neve na intereson se çfarë ndodh këtu, se shqiptarët po largohen më shumë se kushdo tjetër në rajon dhe nuk ka pse të jetë ky një proces relativ që ndodh në të gjitha vendet e tjera.” U shpreh Tabaku

Ndërkohë që ajo fokusoi vëmendjen e saj tek procesi i integrimit që duhet shoqëruar me reforma prej të cilave mund të burojnë ndryshimet dhe progresi që kërkon Bashkimi Europian. Ajo e fokusoi debatin në çështjen e ekonomisë dhe padyshim edhe korrupsionit.

 

2 Komente

  1. V
    Veterani

    Po mire mor gazetaruc , degjuam Tabaken , po ministrja e shtetit foli ndonje fale ne komision ? Dha ndonje haber per punen qe ka bere qeveria , ne kuader te proçesit te Berlinit ? Apo mjafton qe ligjeroi Tabakja dhe kaq . Po nuk ke faj ti se per kaq e ke detyren , po ata qe e botojne nuk i verifikojne fare keto te shkreta informacione ? Ne si popull duam informacion per ato qe ben qeveria per ne , jo se sa bukur ligjeron Tabakja ne komision .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bijna e vcidolit

      Rrofte laraska

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje