Tabaku takohet deputetin gjerman Peter Beyer: Integrimi i Shqipërisë kërkon reforma reale, jo vetëm premtime

10 Mars 2026, 11:30Politika TEMA
Tabaku takohet deputetin gjerman Peter Beyer: Integrimi i Shqipërisë

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri.

Gjatë takimit, diskutimi u përqendrua në rrugëtimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe sfidat që vendi përballet në këtë fazë të negociatave me Bashkimin Europian.

Tabaku theksoi se Shqipëria ndodhet aktualisht në një udhëkryq të rëndësishëm në raport me integrimin europian, duke nënvizuar se vendi duhet të ndërmarrë reforma reale dhe të matshme dhe jo të mbetet në kuadrin e premtimeve politike. Sipas saj, avancimi në procesin e negociatave duhet të jetë real dhe i bazuar në standarde, veçanërisht në grupkapitujt që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deputetja e PD-së argumentoi se Shqipëria ka nevojë për një proces të vërtetë transformimi institucional, si dhe për një qeveri dhe shumicë parlamentare që punon në mënyrë serioze dhe të qëndrueshme për integrimin europian.

Gjatë bisedës, Tabaku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Bundestagu dhe partnerët gjermanë kanë luajtur në avancimin e procesit të integrimit.

Megjithatë, ajo shprehu shqetësimin për drejtimin që po merr aktualisht procesi i integrimit në vend. Sipas Tabakut, procesi i integrimit europian është një proces i plotë dhe gjithëpërfshirës që synon transformimin e shoqërisë dhe institucioneve shqiptare, dhe si i tillë nuk mund të fragmentarizohet apo të trajtohet në mënyrë të pjesshme, siç ka lënë të kuptohet së fundmi kryeministri.

10 Komente

  1. A
    Arber

    O Jorida, nese doni te fitoni zgjedhjet kushti kryesor eshte qe Berisha duhet te largohet. Ne krye te partise duhet te jete nje figure e pranueshme jo langot e Berishes. Mos shani Vendin tuaj tek te huajt. Po realizuat keto te dyja mund ti fitoni zgjedhjet e ardhshme.

    Përgjigjjuni
    1. i
      ida

      Perse nuk I beni reformat!? Ju shkoni ne parlament per rremuje .

      Përgjigjjuni
      1. e
        eli-tiv

        .....Shqiperia ne udhekryq ??? Vellai jot e la vendin pa mbrojtje ajrore...Ju per interesat tuaj digjni vendin....kur te jeni gati ta doni vendin e te beni detyren tuaj ...atehere njerezit do tju besojne..vilen ne Lalez e ke ??? ....gjobevenese....imagjino te keni fatet e parate ne duar..

        Përgjigjjuni
        1. L
          Laci

          Shyqyr qe eshte kjo! I thote gjermanit qe duhet te behet ne baze te meritave, pra ne nuk e meritojme, cfare beni?!! Idiote!

          Përgjigjjuni
          1. b
            beni,,

            e shikon me sa vemendje te ndigjon?pyete njehere ku e lame muhabetin hahahaha

            Përgjigjjuni
            1. O
              O

              Ti moj shurrë, skuthe, ngele duke i marrë erë pampersave të Saliut

              Përgjigjjuni
              1. V
                Veshgusi

                Sa milion dollar i ka dhen për kete vizite

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Diaspora

                  Tabakja fillove edhe ti si Burisha tu llomtit po ike more sorre e cofte moje laraske moje hajdute si shume ja ke mare doren ti tu dhene intervista ne tv.po te duket vetja e zgjuar po nje torollake je vecse nje gje e keni ushtruar mire zanatin hajdutllekun me thase moje qorre dhe tani flete per korrupsion kjo sorra pa bishte.Zagarja.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti anarkisti

                    Nuk kamë ndonjë njohuri solide për rregullativen për paraqitjeve e politikanëve jashtë vendit dhe në takime me zyrtar të huaj. Por, nëse nuk ka do të ishte mirë kjo çështje të rregullohet dhe ata që shpifin fejojnë, gënjejnë, poshtërojnë, denoncojnë e përgojojnë vendin dhe kombin tu hiqet imuniteti dhe të dënohen për tradhti.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jevgu

                      Me debile femer se ben me Perendia …

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje