Takimi i 16-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Kefaloiannis: "Jemi mbështetës të fortë të futjes së Shqipërisë në BE”

19 Korrik 2023, 17:21Politika TEMA
Takimi i 16-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit

 Manolis Kefaloiannis, kryetar i delegacionit të PE të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, tha se mbështet integrimin e Shqipërisë në familjen europiane.

Në çelje të punimeve të takimit të 16-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Kefanloiannis u shpreh se shpejtësia me të cilët Shqipëria do të mund të integrohet në Bashkimin Europian, varet nga shpejtësia me të cilën vendi ynë përmbush detyrat.

“Kemi ardhur këtu si miq. Jemi mbështetës të fortë të futjes së Shqipërisë në BE”, nënvizoi Kefaloiannis.

“Ne besojmë se shoqëria e Shqipërisë është një nga anëtaret më të mira të familjes europiane. Kjo, duke patur parasysh kulturën, historinë, gjeografinë dhe dëshirën e njerëzve, të cilët mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky besim është i dukshëm në raport. Ne e kemi votuar ndërkohë raportin javës që shkoi në Strasburg në seancën plenare aty. Dhe raporti u miratua me një shumicë të madhe të të gjitha partive parlamentare europiane. Ne besojmë fuqimisht dhe nxisim të gjithë institucionet e BE, që të ndihmojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Kefaloiannis.

Ai vuri në dukej se popullsia e Shqipërisë është 1% e Bashkimit Europian, ç’ka e bën më të lehtë aksesin e saj në familjen e madhe europiane.

“Dikur kam pas thënë, që Shqipëria është 4.5 milionë njerëz brenda dhe mbase jashtë 5 milionë të tjerë. BE është 500 milionë. Ju jeni 1% e popullsisë europiane. 0.5% e PBB së BE. Pra, sa i takon ekonomisë, popullsisë, është shumë kollaj, shumë e lehtë për ju të bëheni pjesë e BE. Jo vetëm Shqipëria, por të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor”, vijoi Kefaloiannis.

 

8 Komente

  1. E
    Evropi per kristianet!

    Kefalogiannis: tourkalvanoi,ua mbeshtesim (to makri) der ne rreze per ne BE,mjafton te na beni ndonje pipa.... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Undefined

      Ik or jevgjit beji diku tjeter keto "furce"....po jo shqiptareve se ju njohim se sa ju "digjet xhani" per Shqiperine ne BE....xap i zi qe qelbesh era hurdha e djese....nuk ka jo shampo....por as acid tju bej derman ......

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evropi per kristianet!

        Kefalogiannis: arapi mou, yavash yavash,ulu ne gjunje e prit i qet rradhen (pas Turkye) per ne....BE(pipa)!

        Përgjigjjuni
        1. U
          Undefined

          Po o dylber po....hahahahahaha.....

          Përgjigjjuni
      2. P
        Polulli

        Greket jane 2% s’eshte ndonje ndryshim i madh ne shifra Puna eshte se ne jemi pak skiç

        Përgjigjjuni
        1. K
          Katnari

          Kefalojanis -kokejani mund te jete me origjinë shqiptare po e ka shkrujte mbiemrin greqisht Ka thene një të vërtetë në as ulim as ngreme peshe në europë Çka kjo kuçkai europe që nuk na do Edhe pse na ka bërë gjithë këto të këqija na ka copetu sa herë i ka dashtë bytha.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evropi per kristianet!

            Arapi mou,si katnar qe je e di ti jeziti se je vend arab (90% Muslims) dhe je pjestar i OBI-!?

            Përgjigjjuni
          2. a
            alphade

            Paska folur mire per Shqiperine ky Qirio …….!!!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje