
Bashkia e Tiranës do të ndihmojë Ukrainën me rindërtimin e shkollave dhe do të japë ekspertizën e saj për rimëkëmbien si pasojë e luftës.
Një ditë pas takimit me Presidentin e Ukrainës, Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se Presidenti Zelenski i shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.
“Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelenski në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë dhe Kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër.
Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra - ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës”, thekson Veliaj.
Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur mirënjohjen dhe për Dario Nardellan, Presidentin e Eurocities që mori drejtimin e 8 qyteteve të para që ndërmorën nismën për fillimin e rindërtimit të Ukrainës.
“Jam shumë krenar për Dario Nardellan - Presidentin tonë të Eurocities - që mori drejtimin e 8 qyteteve të para që nismuan procesin e përpjekjeve për rindërtimin e Ukrainës, çka shpresoj se do të ndiqet edhe nga qytete të tjera. Shqipëria, me rimëkembjen pas tërmetit, mund të japë shumë mësime që ia vlejnë të dëgjohen”, shprehet Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte pjesë e grupit të Kryetarëve të Bashkive të Qyteteve Evropiane të Eurocities në mbështetje të Ukrainës.
Në prani të Presidentit Zelenski, Shefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak dhe Presidenti i Eurocities Dario Nardella, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.
Do ofrojme ekspertizen tone......nderkohe sot ra pak shi ne Tirane dhe tek rruga Vorpsi shperthyen pusetat si çdo here!!!
Nje lajm shume premtues per te ardhmen e Shqiperise. Ekspertiza e Lalit per te mbjelle peme ne Ukraine kerkohet shume.
E "mahniti" fare me fjale te shkretin president. Ta dije zeleski sa " orator te mbare" e kemi lalin, aq sa i therrasin llapaqen, do kerkoj edhe ai te behet si lali. Nje pyetje kam per keta pushtat e e pushteti, kush i financon per keto vizita pa lidhje????? Jo per gje po nuk kane asgje ne dore per ti ndihmuar, se po te kishin do i kish vjedh me kohe.