Taulant Balla nga Athina: Javën e ardhshme hapet konferenca ndërqeveritare e Shqipërisë me BE

11 Korrik 2022, 13:57Politika TEMA

Taulant Balla nga Athina: Javën e ardhshme hapet konferenca

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se javën e ardhshme hapet Konferenca Ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Lajmin, Balla e ndau në një aktivitet ndërkombëtar që u zhvillua në kryeqytetin e Greqisë-Athinë.

Balla mbajti një fjalë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrinë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, së bashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.

Në fjalën e tij Balla tha se Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë.

“Por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës”, tha Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sipas Ballës mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.

Athinë, Simpoziumi Ndërkombëtar Symi Mora pjesë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, së bashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.

Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë, por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës. Ndërsa nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.

Ndërsa Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë.

6 Komente

  1. d
    demo

    shko or trap te dhjefsha athinen me gjithe be.As na rruhet nper be.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajdini shpreson

      O Tallaland.Para nje jave the po' kete gje:-"pas nje jave...."Jave kaloi,asgje vec perplasjeve ne Macedoni.Tani deklaron te dyten "pas nje jave...."te presim ku do shperthejne protestat.Nuk Ke gje ne dore,ndaj te treten thuaje-"shpresojme se shpejti..."Edhe Konti i Montekristos keshtu thote ne rrjeshtin e fundit te librit:"-prisni dhe shpresoni".Une do te shtoj :-prisni dhe shpresoni,se shpejti korret urofi"(Edhe se nuk kam mbjelle,por...do te behet ai,do te behet)

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kometa 001

        Sikur me ke lexuar mendimin, dakord 100%!

        Përgjigjjuni
      2. P
        Patrick!!

        Demo….qetsohu…demir shko dhe uluri ne foltore…o nevojtore se mban ere dhi..na qelbe se kupton!!

        Përgjigjjuni
        1. a
          arqile

          ,Turp i madh per keta komentues injorante .Vetem shajne e ofendojne.Mero ven mire te mos hapsire ketyre njerezve pa kulture e ta pa edukuar.

          Përgjigjjuni
          1. m
            mendimi im personal

            balla mundet te jet shume me inteligjent se te gjithe plehrat e PD-s e LSI-s bashke , por nuk mendoj se eshte i afte te drejtoje nji Politike te ktyre Niveleve . Nqs un do isha KM do ta vija Magazinjer te PS-se ,sepse duhet then qe, eshte njeri i kujdesshem e korrekt

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje