Taulant Balla: Shqipëria iu bashkua vendeve që bllokuan ardhjen e Lavrovit!

6 Qershor 2022, 20:25Politika TEMA

Taulant Balla: Shqipëria iu bashkua vendeve që bllokuan ardhjen e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se Shqipëria i është bashkuar vendeve që kanë bllokuar vizitën e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Ai deklaroi se një nga koridorët ajror që u bllokuan ishte pikërisht ai që kalon mes përmes Shqipërisë. Balla tha se më 11 korrik do të votojnë në Kuvend rezolutën për Srebrencicën.

“Edhe të thuash që i mbyllën qiejt edhe të thuash që mezi prisnin të vinte Lavrov. Shqipëria iu bashkua vendeve që bllokuan ardhjen e Lavrovit. Një korridor ajror që u bllokua ishte ai që kalon përmes Shqipërisë. Nuk u dha drita jeshile. Ajo që duhet të dish  Tritan i dashur, hiq dorë. Të vish të thuash këtu që Kumbari i Ballkanit të Hapur. O zotëri i ke mendt.

Ne drejtojmë. Ne kemi presidencën e KS në OKB. E kemi thënë shumë qartë. Pozicion më të qartë nuk ka. Ne kemi dënuar atë që ka ndodhur në Kosovë, në Bosnje. Harrojeni që do ngjallni Sali Berishën me histori rezolutash. Më 11 korrik kemi planifikuar rezolutën për Srebrencicën. Jo dy gisht letër si ajo e juaja”, tha Balla.

1 Komente

  1. T
    Taras Bulba

    Eshte e drejta jua te beni rezolute per Sebrenicen , keni shumicen bejeni dhe votoheni ,e ate rezolute qe ka bere Non Grata dhe Alibeaj bashke me Kurtin e Osmanin ti pine lengun ,se ata e kane bere per politike ,vetem nje gje do pipulli i shumices mos pranoni ate qe ka thene Rama ,qe me te vdekurin Non Grata nuk bashkpunojme

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje