“Të hetohet bashkëpunimi i zyrtarëve me Gardën” -Ish-ministri i Brendshëm për 21 Janarin: Pse Berisha dhe Basha s’ndalën të shtënat?

26 Nëntor 2025, 22:10Politika TEMA
“Të hetohet bashkëpunimi i zyrtarëve me Gardën”

Ish ministri i brendshëm Bajram Yzeiraj analizoi për ‘Real Story’ dosjen e 21 janarit, një prej çështjeve më të rëndësishme që ka kaluar në skanerin e drejtësisë së re.

Yzeiraj tha se duhet të hetohet bashkëpunimi i zyrtarëve me Gardën, personat që kanë zbatuar urdhërin për të shtënat, të implikuarit në prishjen e serverit, mjekët dhe ata që prishën provat.

Më tej, Yzeiraj shtoi se urdhëri i Ndrea Prendit ishte i paligjshëm dhe se personat të cilët u plagosën duhet të merren si tentativë për vrasje.

“Në ballafaqimin në procesin me gjyqësorin, ai ndryshoi kualifikimin. Prokuroria ka shkuar në vrasje me rrethana cilësuese. SPAK ndodhet përpara dy rrugëve, me direktivën që është dhënë të pyesin personat kompetentë që maksimumi kanë shpërdoruar detyrën. Nuk duhet t’i qëndrojnë kësaj vije, është zvarritur prej shumë vitesh.

Ka bashkëpunim të zyrtarëve të lartë, janë hetuar vetëm ekzekutor por cili ishte roli i kryeministrit, mjekëve, kush prishi provat. Në momentin që po goditej policia dhe po goditej me armë, ministri dhe kryeministri po i shihnin dhe nisi bashkëpunimi. Gjatë zhvillimit të ngjarjes, fakti që nuk dhanë urdhra për ndërprerje. Urdhri i Ndrea Prendit i paligjshëm, nuk qëllohet në mënyrë masive ndaj njerëzve. 

Duhet të ndahet kush ishin bashkëpunëtor kryesor, prishja e serverit, armët për të mos ekzekutuar urdhërin e prokurorit. Ky ka qenë roli i kryeministrit, është përgjegjësi penale, puro bashkëpunim. Prokurori i SPAK duhet të akuzojë si bashkëpunim në vrasje. Ata që janë marrë të plagosur duhet të merren si tentativë vrasje sepse rrethanat e shpëtuan. “

3 Komente

  1. A
    Analist

    Bravo Yzeiri kurajo qytetate profesionale

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Dhe ripjellja nuk heziton te nxjerr nga senduku cdo lloj kufome kockore, vetem e vetem qe te krijoje tymnaje,dhe te sfumoje sado pak efektin e vjedhjeve te qeverise te buxhetit te shtetit. E shrytezojne kete mjeran , dhe na e prezantojne si ish minister te rendit.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vigjilenca

        Koka i duhej prerë bandës politike kriminale që në fillimet e saj tashmë ajo me financat e saj kriminale depërton në shtimin e ndikimit të saj në elementë të krimit dhe i përdor në interes të saj për të shtuar radhët e saj në momentin që drejtësia fillon të tregojë se ekzistoj dhe unë në këto momente. Pra drejtësia po reflekton apo po bën sikur reflekton tamam nuk i dihet kësaj pune. Tashmë u duk nga njerëzia se dielli nuk mbulohet me shohë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje