Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat

2 Gusht 2024, 09:15Politika TEMA
Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me

Televizioni i familjes Berisha, Syri TV, nën hetim për evazion fiskal dhe pastrim parash, vazhdon të ketë llogaritë bankare të bllokuara me urdhër të Tatimeve pasi refuzon të paguajë një gjobë që tashmë ka kaluar vlerën e 60 milionë lekëve (të reja). Sipas informacioneve të mbledhura nga redaksia investigative e Shqiptarja.com, ndaj Syrit po heton prokuroria e Tiranës e cila ka kërkuar një ekspertizë financiare pasi tatimet kanë denoncuar një sërë shkeljesh të rënda fiskale që kalojnë në fushën penale. Pavarësisht bllokimit të llogarive bankare që tashmë janë bërë gati prej një viti, Syri vazhdon aktivitetin e tij dhe kjo gjë konfirmon dyshimet e prokurorisë dhe të tatimeve se televizioni që ka lindur për të qenë një tjetër mjet mediatik në duart e familjes Berisha (siç prej vitesh është Gazeta 55), funksionon në të vërtetë me një bilanc të dyfishtë të ushqyer nga para cash, pra me para të pista.

Televizioni dhe portali i Çim Pekës tani kanë të drejtë të paguajnë vetëm rrogat dhe sigurimet shoqërore të vartësve (pasi e parashikon ligji edhe kur llogaritë bankare janë të bllokuara), natyrisht vetëm pjesën e deklaruar në bankë. Dyshimi, mbi të cilin janë mbledhur provat gjate proces-verifikimit nga Tatimet, është se te Syri të gjithë punonjësit marrin në bankë vetëm një pjesë të vogël të rrogës reale (mbi të cilën shoqëria llogarit sigurimet shoqërore), ndërsa pjesën tjetër e marrin në cash të shpërndarë me zarfa të bardhë, mbi të cilin shënohet emri i punonjësit që thirret dhe i jepet zarfi nga kryefinancieri E.S. vetëm në kohën kur ka disponibilitet të parave cash. Një shkelje që përbën jo vetëm evazion fiskal, por edhe një provë tjetër të pastrimit të parave.  

Syri TV paguan në cash jo vetëm stafin e vet, por edhe analistët e programeve televizive (shumë prej të cilëve emra të njohur të gazetarisë, që çdo ditë pretendojnë se denoncojnë shkelje të ligjit nga të tjerët, por që pranojnë të bëhen bashkëpunëtorë në këto operacione evazioni dhe pastrimi parash duke marrë edhe ata zarfin që i jepet nga prezantuesi përkatës i emisionit) por edhe çdo shpenzim tjetër operativ dhe një pjesë të borxhit ndaj furnitoreve. Bëhet fjalë sigurisht për borxhe që kanë lidhje me blerje të faturuara, pasi në të vërtetë pjesa më e madhe e investimeve të bëra nga Syri që në themelimin e tij nuk janë bërë me faturë (pra janë paguar në cash) dhe për këtë arsye nuk janë të shënuara në bilanc.

Televizioni i familjes së Berishës, është kapur nga Tatimet duke pastruar parà cash, duke mos paguar sigurimet shoqërore për gazetarët, duke shmangur tatimet mbi të ardhurat dhe duke mos pagurar TVSH-në. Pasi Tatimet kanë bërë kallzim në prokurorinë e Tiranës dhe i kanë vendosur një gjobë, Syri Tv, me një veprim tipik 'alla Berishë'' nuk e ka pranuar masën administrative dhe si efekt të mospagimit të gjobës, Tatimet i kanë bllokuar llogaritë bankare. Një aksion i parashikuar nga ligji në rast të tillë dhe që zbatohet si detyrim ndaj çdo biznesi që nuk respekton ligjet dhe rregullat tatimore. 

Mes 2022 dhe muajve të parë të 2023 Syri ka kaluar një kontroll tatimor të thelluar, siç ndodh për shumë biznese me lëvizje financiare të dyshimta, dhe gjatë kontrollit u zbuluan në fakt një seri shkeljesh tatimore shumë të rënda. Shkelja e parë ka të bëjë me një qarkullim shumë të madh të parave cash (derdhje/tërheqje) që futen në shoqërinë pronare të Syri Tv e që quhet “3DS & AF Entertainment” dhe në OJF-në “Qendra për Informim të Hapur” e cila është ortake e vetme me 100% e Syri TV. Pavarësisht kërkesave të përsëritura të Tatimeve, Syri TV nuk ka mundur të faktojë origjinën e parave cash. Prej kësaj rrjedh dhe denoncimi në prokurori për pastrim parash. Të ardhurat e arkëtuara në formë cash konsiderohen nga Tatimet edhe evazion fiskal dhe evazion i TVSH-së. Më pas, nga kontrollet mbi pagat, u zbulua se shumë nga të punësuarit (gazetarë, kameramanë, teknikë) paguhen zyrtarisht më pak se paga minimale e caktuar nga ligji dhe duke përdorur këtë metodë, Syri ka bërë evazion edhe të sigurimeve shoqërore.

Skandali brenda skandalit qëndron në faktin se televizioni ka si administrator Gazmir Spahinë, ish-drejtor i Tatimeve në kohën e Berishës dhe përdor si konsulente Briseida Shehajn (duke e paguar në të zezë), ish-drejtoreshë e Tatimeve në kohët e para të qeverisë Rama. Pra dy superekspertë të tatimeve që sot kapen duke drejtuar një shoqëri që akuzohet se bën pastrim parash dhe evazion fiskal, e financuar dhe e kontrolluar nga familja Berisha e që çdo ditë akuzon gjysëm e Shqipërisë për abuzime dhe paligjshmëri. Tamam siç SPAK ka dokumentuar gjatë hetimeve të ish klubit Partizani (dhe siç është verifikuar nga një investigim i Shqiptarja.com mbi aferat miliardere të studios ligjore të Argita Berishës) edhe te Syri qarkullon një lumë parash cash. Nga e kanë origjinën dhe ku përfundojnë?

Pasi ka marrë një gjobë totale qe fillimisht ka qene prej 24 + 1 milionë lekësh (të reja), duket se Gazmir Spahija është konsultuar me Shkëlzenin dhe me Çim Pekën dhe të tre kanë vendosur të veprojnë siç bën përherë Sali Berisha, pra të injorojnë ligjin, të sfidojnë institucionet dhe të mos paguajnë gjobat. “Askush nuk guxon të prekë mediat e opozitës”, kjo është formula që kanë zgjedhur. “Po guxuan do të themi se jemi viktima të një hakmarrje politike”. Ndërkohë një gjobë që nuk paguhet (edhe nëse bëhet një apelim në gjykatë) vazhdon të prodhojë kamatvonesa dhe sot vlera e dy gjobave ka arritur shumën mbi 60 milionë lekë të reja, mbi gjysëm milionë euro. Kështu Tatimet vendosën të bllokojnë llogaritë bankare të shoqërisë dhe të Ojf-së që administrojnë Syrin.

Nga vijnë paratë cash që qarkullojnë te Syri dhe që përdoren për të mbuluar rrogat në të zezë dhe të gjithë shpenzimet e tjera?  Nga dokumetet që po mbërrijnë pranë redaksisë investigative të Shqiptarja.com dhe që janë në dispozicion të prokurorisë, rezulton që vetë televizioni u themelua duke përdorur derdhje lekësh cash, të maskuara në formë donacionesh, por që realisht rezultojnë si ''të ardhura'' të lidhura me botën si të politikës, por edhe të krimit. (Shqiptarja.com)

27 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    punon sepse qeverija dhe drejtesija kane frike nga salija dhe gaz beqir trimi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sllobodanka

      Shume shpejt gjobat qe i jane vene Lexhendarit 80-vjecar te Vicidolit, birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse , Sali Sheqere Vuk Berisha, do t'i paguajne ata qe ia kane vene...

      Përgjigjjuni
    2. Si punojne gjithe bizneset qe tatimet i mbyllin llogarite edhe pae ato nuk i kane paguar sepse ne Shiperi te vonohen pagesat nga klientet.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shelegure

        Turp per shtetin qe lejojne shendijne keta kriminele ,skan lene gje pa bere ne kuris te kesaj shoqerie.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zani

          Banditet e Berishes i kane ditet te numeruara!

          Përgjigjjuni
          1. E
            E.b.

            Jam gazetar i Syrit dhe ca shkruhet ne shkrim eshte 100% e vertete

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazetari i Partisë

              Pse shteti i Ramës nuk vepron sipas jush gazetare "investigative" gjoja?? Si e mban bolino gazetën me humbje çdo vit ?? Ku i merr paratë? Sikur Çimi i syrit i merr nga çuni i babit të katit 8 Edhe bollino i merr nga tregtari i fiqve

              Përgjigjjuni
              1. d
                dalta

                Partia serbokratike ka mbeshtetjen e Beogradit. Gjithmone e ka patur...!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Prokurori

                  Aty ka pislliqe me te thella se kaq

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zgalemi

                    Lajm qe " Te befason " ...!!! Po pse c' pret ti , moj z. Teme ? Mos valle rregull , ligjshmeri , seriozitet , korrektese , qytetari , fisnikeria prej harbuterise berishiste , prej mbetjeve me te shemtuara te palvateve , fuatceleve , te jehones se asaj marrezie qe vdiste me koken prapa , ngaqe nuk u be dot theror , ngaqe nuk Mori dot me vete ne ate bote nje titull , nje vleresim prej asaj cmendine qe I sherbeu me aq qeneri ... Cim Peka dhe Cim Peket perfaqeson kete race , qe nuk I njeh keto rregullat dhe ligje te qyteterimit , sepse per te tillet gjithcka : Shqiperi , bese , rregull , liri , e vertete , drejtesi , liri , demokracise kane vetem nje emer SALI . Jañe vertete m etje te rrezikshme ... Jemi ne shek XXl !!??

                                            Zaza

                                            Fondi patriotik malltezi evis martini copja bregu poradeci

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dauti qe ta futi

                                              Kurven ne pidh o zgalem

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mokrari

                                                Po ku ka shtete qe te veproje,VIPAT E TATIMEVE E KANE MENDJEN TE TELEFONI TE RRUAJNE KOKEN PERDITE DHE TE RRINE NE RESORANTIN E PESHKUT QE KANE POSHTE ZYRAVE,po te ishte nje tjeter biznes te vepronte keshtu si SYRI qe nuk pyet per shtete kera vipat do ti rrjepnin lekuren atij biznesi keshtu Cimi dhe Zeni tallin bythen me vipat e tatimeve te EDI RAMES.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Berti

                                                  Kush po e heton ? Prokuroria Tiranes ? Hahaha sa per te qeshur. Kjo prokurori eshte totalisht berishiane.

                                                    1. V
                                                      Vardhoma

                                                      Si t'ja vëmë emrin organeve kompetente që e kanë detyr funksionale që të veprojnë për çdo shkelje ? Janë të korruptuara Janë të politizuara Janë të pa aftë S'po jan bashkëpuntor në krim Un mendoj që kjo e fundit është më mundëshme Po shteti c'far bën ,pse nuk vepron E vetmja zgjidhje është Reprezalje në administrat ( të kuptohemi të veproj ligji ) Fshesa në drejtësin e korruptuar Fshesa në polici nëqoftëse jan objekt i saj këto shkelje Pse po e luani mëndësh këtë popull Veproni zullumqar se po lulëzon hajduti dhe krimineli Po bëjnë karshillëk akoma ?!! Turp dhe padrejtësi e madhe Zoti i dënoftë ata që e kanë për detyrë dhe nuk veprojnë Zoti i dënoftë atje ku u dhëmbë më shum

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje