U zgjodh kryetare Kuvendi, kreu i OSBE-së uron Spiropalin: Lidershipi juaj thelbësor në avancimin e reformave gjithëpërfshirëse

1 Gusht 2024, 16:05Politika TEMA
U zgjodh kryetare Kuvendi, kreu i OSBE-së uron Spiropalin: Lidershipi juaj

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran uroi kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali për detyrën e re.

Në një letër drejtuar Spiropalit, Tarran, shpreh urimet më të përzemërta në emër të Prezencës.

“Kam besim se lidershipi juaj do të jetë një faktor kryesor në drejtimin e Kuvendit dhe proceseve të ardhshme parlamentare. Bashkëpunimi ynë i nisur gjatë mandatit Tuaj si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin do të vijojë në disa sektorë kyç: fuqizimi i rolit të Kuvendit, rritja e eficiencës, transparencës dhe hapjes ndaj qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile, mbështetja e digjitalizimit të procesit legjislativ etj”, theksoi Tarran.

Kreu i OSBE-së u shpreh se “bashkëpunimi politik mes palëve në Kuvend për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilët mundësuan mekanizmin për ruajtjen e përfaqësimit të grave në Kuvend mund të shërbejë si një bazë e mirë për nxitjen e dialogut mes partive politike, për të garantuar reforma gjithëpërfshirëse dhe progres”.

Lidershipi juaj do të jetë thelbësor në avancimin e këtyre nismave”, tha Tarran.

3 Komente

  1. B
    Bravo

    E meriton Spiropilli!

    Përgjigjjuni
    1. e
      e-Liza në botën e çudirave!

      Lidership kjo ??? Kjo mund të ketë çfarë të dojë, veç lidership nuk ka....

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgalemi

        Spiropalet e fshatit Corraj te Kurveleshif te poshtem ne rrethin e Sarandes , sic me ka thene nje corriot , te therin me brisk per sh . Enver . Vec Elisa ka lindur ne Tirane dhe eshte shkolluar ne vendet e kampit imperialist . Vec se sa do takete prishur fryma borgjeze kete deli peme , nuk e dime . Sidoqofte kjo persiatje na kujton ndonje keshille , p. sh. mua e tilla me kujtoj ate cka thosh , ne nje moment deshperimi , drejtori I konviktit , dekada e dekada te shkuara , per nje nxenes te veshtire . Ja , si shpertheu ai : " Qenin laje me treqind sapune , merri era , prape era qen vjen " Ke te pretendim aksiomatike , secili eshte I lire ta lexoje si te doje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje