Presidenca i është përgjigjur interesit të Report Tv lidhur me rrezikun nga situata në Lindjen e Mesme. Presidenca thotë se po ndjek të gjitha zhvillimet dhe se është në kontakt të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen.
Presidenti i Republikës po ndjek në vijimësi me vëmendje të shtuar zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen.
Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion dhe është informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi masat e marra nga institucionet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes.
Presidenti i Republikës ka udhëzuar angazhim dhe përkushtim të institucioneve, me fokus të veçantë te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme.
Presidenti Begaj ka theksuar nevojën për forcimin e masave të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë së strukturave përkatëse, duke vendosur në plan të parë sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional i shërbejnë forcimit të masave për garantimin e sigurisë.
“Jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet!” – kjo ka qenë kërkesa e Presidentit drejtuar të gjitha institucioneve.
Ha…ha….qenka gjalle presidenti..!!!!!
Sa jane rezervat e shtetit ne karburante dhe ushqimet baze ne rast krizash globale?!
Inshallah te na ruan sigurine Amerika se sa per presidencen e Baromit shkojme per lesh, por nesjse me kete fjale edhe per 2 muaj e justifikonm pagen sa 30 pensione.
Zoti Pesident, zoti Kryeminister, na thoni se cilat jane rezervat shteterore ne karburante, gaz, barna dhe ushqime ne rast te nje emergjence kombetare perballe rreziqeve qe nuk varen nga ne?
Presidenca nuk di ca behen ne Ndroq , di situaten ne Arabi .
Berom Gaveta tregon barcaleta