Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit në RMV, Bushati: E papranueshme heshtja

4 Gusht 2025, 09:39Rajoni TEMA
Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e Veriut, thirrje që u bënë në praninë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Përmes një postimi në 'X' Bushati shprehet se këto thirrje nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim për bashkëjetesën demokratike dhe barazisë mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Bushati shkroi edhe për heshtjen e krerëve të lartë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në Maqedoninë e Veriut.

Për më tepër, heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës”, ka shkruar ai.

2 Komente

  1. V
    Vemje keqe

    Haaaa Bushati nje vemje keqe , o pis njeri Rama te besoje portofolin e ministrit te jashtem dhe ti e tradhetove duke bashkpunuar me Ujkun e Skraparit. Ti je si Kurtovitç ne krahinen Serbe kosove

    Përgjigjjuni
    1. e
      e verteta

      ne shqiptaret na kane udhehequr Tradhtare dhe Antishqiptare qe mendojne vetem per pushtetin.Historia do perseritet se Greqia dhe Serbia po armatoset,nuk kane pre me te lehte se shqiptaret dhe pasuria a tyre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje