“Thumanë-Kashar në 30 qershor i kalueshëm”, Rama: Do të kemi një kantier total që do hapet nga veriu në jug

9 Mars 2024, 18:12Politika TEMA
“Thumanë-Kashar në 30 qershor i kalueshëm”, Rama: Do

Segmenti rrugor Thumanë-Kashar sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë i kalueshëm në datën 30 qershor të këtij viti. Në një konferencë me gazetarët pas takimit që ka zhvilluar me kryebashkiakët e vendit në Shkodër, kryeministri Rama ka thënë se do të kemi gati një kantier total që do të hapet nga veriu në jug.  

"Puna për projektet fillon më para se projektet duken dhe faktikisht ne kemi gati një numër segmentesh që janë mbi dhe nën Thumanë-Kashar që besojmë që në 30 qershor do të bëhet i kalueshëm dhe për të ju dhënë një shembull të thjeshtë, kini parasysh se projektet e infrastukturës marrin një kohë më të gjatë dhe në vende më të zhvilluara se ne. Kemi pasur nevojë për disa korrektime të natyrë juridike në kontratat. Janë bërë garat, është gjithçka gati dhe do të kemi një kantier total që do të hapet nga veriu në jug.

Segmenti i fundit që është në fazë projekti, është segmenti nga Shkodra që lidhet poshtë me të gjithë segmentet e tjera, Milot-Balldren, pastaj vjen Fieri dhe në fund lidhet me Vlorën, e gjithë kjo do të jetë një rrugë e re, do të ketë dy alternativa, me pagesë dhe pa pagesë. Hapja e Thumanë-Kasharit do të lehtësojë shumë këtë sezon. Pastaj do të jetë përfundimi i të gjithë segmentit. Është e vështirë për të kaluar, torturuese për të gjithë ata që e përshkojnë këtë segment. Jam optimist që kantieret do të jenë të hapura dhe presim projektin për të hapur kantierin që shkon deri në Muriqan. Kemi marrë dritën jeshile për financimin e hekurudhës deri në Han të Hotit.

Po bëjmë dhe studimin e rrugës që na lidh me Prishtinën duke kaluar nga Shkodra. Jemi në një Shqipëri tjetër përsa i përket gjithë kësaj zone. Ari më i pastër i minierës shqiptare janë malet, kjo do të kërkojë kohën e vet për një mijë e një arsye dhe për këtë arsye po punojmë që edhe infrastrukturën e maleve ta përgatisim, ndërkohë që në Shkodër do të bëjmë shumë punë. Kemi filluar disa projekte të reja. Kemi bërë gati financimet për të filluar me lagjen e Zdrales, për rikthimin në jetë të stadiumit. Shkodra do të jetë e shkëlqyer sërish", tha ai.

9 Komente

  1. P
    Papi

    Shume kantiere nga Veriu ne Jug por vetem per Vlore, Shkoder dhe Tirane.... Budallenjte edhe qytetaret e tjere te dores se dyte le te grijne sallate sa te duan por po te denuar me vdekje te ngadalte nga Rilindja do te mbeten!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doktorri

      Ku ka qytete të tjera, përveë Shkodër, Tiranë dhe Vlorë? Apo quan qytet ata që kanë mbetur me 5 mijë banorë?

      Përgjigjjuni
    2. t
      top G

      Kjo Partia Socialiste, Kurva ka e kurva kishte, Por qe kur e mori Edi Rama, Embushi me putana,

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pikë e zezë

        Prandaj mori jot'ëmë teserën e PS? Shyqyr që na e shpjegove! Debil. Shkon e shan nënën tënde. Si ka thene i ndjeri Jovan Bregu - " Per nënën nuk flitet keq. Por ti je nga ata qe nuk shan te tjeret nga nëna. Ti shan vetë nënën tënde.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Baba këtu

        Na kini carë trapin me Thumanë-Kashar. Ku është dëgjuar të përdoret emri i dy fshatrave si destinacione autostrade?!?!?!?!?!?!? ËSHTË KRUJË-TIRANË. Debila o debila

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Ha ha ha ha ha, Je i madh. Edhe rrugen e Jugut e quanin Levan-Damës, dhe jo Fier-Tepelenë. Opo lere. E forta ishte se perfaqesuesi i firmës zbatuese te rrugës u nis me fuoristrade nga Fierit, dhe nuk e gjeti dot fshatin Damës. Sepse ne fakt rruga nuk kaloni fare në Damës. Gallatë.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Siguria rrugore

          Shume e nxituar per 30 qershor, nese nuk plotesohet me sinjalistike te plote, vijezime dhe tabela nuk duhet hapur

          Përgjigjjuni
          1. K
            KAA

            Per raportin e keshillit te ambasadoreve Amerikane ka ndonje gje per te thene gjigandi nga shtati e liliputi nga truri?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje