Flutura Açka: Pakti i ndyrë Rama-Berisha që po përgatitet

9 Mars 2024, 17:10Politika TEMA
Flutura Açka: Pakti i ndyrë Rama-Berisha që po përgatitet

Nënkryetarja e PD-së, Flutura Açka, i ka quajtur “pakt të ndyrë Rama-Berisha” negociatat e fshehta mes kryetarëve të grupeve parlamentare, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi.

Deputetja Açka shkruan se demokratët dhe “argatët e Shqipërisë janë në vigjilje të paktit të ndyrë Rama-Berisha”.

“Pasi ia hodhëm Bashës në mirëbesim të plotë, pasi ia hodhëm Berishës në izolim të plotë, pasi ia hodhëm ndërkombëtarëve në rrenë të plotë, do t’ia hedhim Ramës në dominim të plotë”, shkruan ajo.

Flutura Açka shkruan se ky është pakti i dytë mes kreut të qeverisë dhe ish-kryeministrit, pas atij në vitin 2008.

“Pakti i parë Rama-Berisha, prill 2008! Pakti i dytë Rama-Berisha, prill 2024. Mbani shënim, do t’ju duhet kur t’ia vijë koha për t’u ankuar”, shprehet deputetja.

Postimi i Flutura Açkës:

Pasi ia hodhëm Bashës në mirëbesim të plotë, pasi ia hodhëm Berishës në izolim të plotë, pasi ia hodhëm ndërkombëtarëve në rrenë të plotë, do t’ia hedhim Ramës në dominim të plotë.

Iluzioni është një pjatë që hahet e vakët, por…

Siç thotë Linkolni, iluzioni është një ngrehinë e bukur, por askush nuk dëshiron të banojë aty.

Demokratët dhe argatët e kësaj Shqipërie në vigjilje tē paktat të dyrë Rama-Berisha:

Diaspora? Lista të hapura? Veting politikanësh? Autoritet për SPAK-un?

Jo, faleminderit!

Pakti i parë Rama-Berisha, prill 2008

Pakti i dytë Rama-Berisha, prill 2024

Mbani shënim, do t’ju duhet kur t’ia vijë koha për t’u ankuar.

4 Komente

  1. s
    sevi

    Eshte budallallik tja faturosh fajin Rames sepse ju e keni te keqen brenda nga qe keni shum shpellare qe perkrahni nje NON GRATA.....mblidhuni se keni forca por nuk po gjeni gjuhen,ku jeni perse shkoni pas nje homo si Gaz GARDHI po ju mbyt nje idjot si Mul Noka etj.njerez dal boje qe shkateruat partine duke ju terhequr nga hunda komunisti i ndyre Sali non grata.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Jeta eshte kompromis moj zocke dhe demokracia nuk eshte armiqesi, sic po e aplikimit ju pjella te qelbura. Ndaj le te perpiqen njehere mos e gjejne fjalen, para se te mprehin thikat

      Përgjigjjuni
      1. s
        serma

        Ah moj Flutur je ne vendin e gabuar, Luli nuk te inspiron dhe ju kurre nuk fitoni. Mos e mendo Lulin engjell e Saliun Djall. Bashke ishte me Salen Luli jot i dashur dhe bashke jane. Duhej te kishte folur me pare, edhe perjashtimin me gjysem zeri e beri. Ahuuuu jane te thella e dashur punet.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqipetari

          Bravo! Flutura.Respekte

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje