“Rithemelimi po bën autogol, deputetët rrezikojnë të djegin mandatin"

9 Mars 2024, 12:20Politika TEMA
“Rithemelimi po bën autogol, deputetët rrezikojnë të

Analisti Plator Nesturi tha se deputetët e opozitës të cilët prej kohësh janë në aksion politik dhe nuk po lejojnë zhvillimin normal të seancave plenare, mund të rrezikojnë mandatet.

Ai tha se “Rithemelimi” mund të jetë duke bërë një autogol me këtë aksion pasi nëse deputetët nuk rezultojnë të pranishëm për 6 muaj në seanca plenare atyre u digjet mandati.

“Nuk i intereson asnjë qytetari se kush do jetë kreu i reformës zgjedhore, nuk i intereson. I intereson mënyrë se si funksionon shteti. Ai funksionon nëpërmjet ligjeve dhe nëpërmjet asaj që prodhon parlamenti. Ne kemi një shkëputje të madhe nga qytetarët, ky është alarm i madh.

U bën shumë muaj, unë nuk e di si mund të kuptohet kjo gjë, por ne merremi me teknikalitete të ndryshme dhe me një votim që ishte të paktën me kartë rezultonin 68 deputetë. Në sallë ishin shumë më tepër.

Pavarësisht se si i kanë bërë ligjet, këtë le ta zgjidhin ata, problemi është se njerëzit shikojnë se aty nuk janë 68 deputetë janë më shumë. Aspekti tjetër është si mund ta marrim si procedurë, që në gjithë këto muaj deputetët që kanë bërë këtë aksionin politik, zëre se nuk kanë qenë aty?

Janë apo jo në parlament, nëse nuk rezultojnë të jenë, të gjithë këta rrezikojnë mandatin, se nëse për 6 muaj nuk janë të pranishëm u digjet mandate. Ky është një lloj autogoli dhe ata nuk po e kuptojnë”,-tha Nesturi në Euronews Albania. 

8 Komente

  1. S
    Shkembi

    Kuptojeni me se fundi se nje qelbesire non grata, nuk mund te mbaje rehem shtetin.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shushunjat e popullit që shajnë bllokmenët

      Këta plehrat që duan të djegin parlamentin e Shqipërinë,që bëjnë vetëm rrëmujë,që rritin rrogat e tyre milionëshe do marin edhe dhjetë milion në vit për kujdes shëndetsor.

      Përgjigjjuni
      1. l
        luli me pantallona te shkurta

        O PLATOR O LEGEN BURRE GJITHE JETA TE SHKOJ SERVIL PO NJE HERE TE PAKTEN BEJU BURRE SA PER SY E FAQE DREQI E MORI

        Përgjigjjuni
        1. T
          TIRONA

          Vetem njerez te popullit nuk jeni! Besoj jeni nga tokat antidemokratike te xanuna! Hajde dru me me pre! Rrofte Demokracia ! Poshte Shkerdhatokracia!

          Përgjigjjuni
        2. E
          Ermir

          Platori eshte injorant. Nje dite te jene ne parlament dhe cdo gje fillon nga fillimi. Sigurisht Platori e di...por duhet te fitoje ushqimin e tij. Servil dhe shpirtzi.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhin Xhoni

            Zoti "Sali me pantallona te gjata"! Kur u shajne ate qe u ka qire loken dhe sun o baba qy keni n shpi, por o kojshia, ju dilni na vetja juj.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sllobodanka

              Nuk ka Shqiperi pa lexhenden e Vicidolit Sali Sheqere Vuk Berishen; shume shpejt do t'i ndini sherrin mohimit te tij te pamohueshem!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Buda

                Mandati i deputetit duhet te digjet nese mungon me shume se 3 muaj.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje