
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka prezantuar në OKB rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në funksion të rindërtimit të Ukrainës.
''Pati një mbështetje unanime të përfaqësuesve të vendeve aleate të Ukrainës, ndaj rezolutës dhe faktit se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë'', – shkruan Basha në facebook.
Zbardhja e videos:
Përshëndetje të dashur miq. Ju përshëndes nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara këtu në New York.
Në New York kam patur një numër takimesh të rëndësishme mbi iniciativën time, si reporter në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse. Dhe këtu pikërisht ka nisur zanafilla e kësaj iniciative me rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Nëntorit 2022 dhe Marsit 2023.
Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare, te të cilët kam gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme. Kemi patur diskutime në praninë edhe të zyrtarëve të lartë të Ukrainës, të cilët po kështu kanë theksuar domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje sa më efikase, që do të transferojë fondet e federatës ruse të ngrira nga vendet anëtare, për t’u përdorur në dobi të Ukrainës, në dobi të rindërtimit të saj dhe të mbështetjes me të gjitha format dhe mënyrat.
Ka qenë një ditë pra shumë e frytshme në takime këtu në selinë kryesore të OKB-së në New York. Përmbyllet kjo ditë takimesh të rëndësishme. Përmbyllet një javë që nisi me lajmin e mirë në Paris, ku Komiteti i Çështjeve Ligjore miratoi dhe i hapi rrugën përfundimtare aprovimit të rezolutës në sesionin e përgjithsëm të Asamblesë Parlamentare në Prill.
Java nisi, pra me një lajm të mirë në Paris. Mbyllet me lajm të mirë këtu në OKB, në New York, ku në emër edhe të Shqipërisë, pata nderin të paraqesë këtë rezolutë, e cila ka një rregull fare të thjeshtë: Agresori paguan! Vendos një precedent, me anë të të cilit çdo kush që ka synime agresioni kundër fqinjëve të vet, duhet t’i bëjë llogaritë mirë, sepse do të mbahet përgjegjës dhe nga ana financiare për dëmet e shkaktuara dhe për krimet e kryera.
Ju përshëndes nga New York-u dhe ju uroj një fundjavë të mbarë të gjithëve.
Krimba halesh......!!!!!!!!
Ç jane keto perralla .OKB nuk është organizatë partie! Me çfarë funksioni prezanton ky në OKB a mund ta thotë kuush?. Ai prezantoi një rezolut të KE ku Luli ka marrë pjesë në votim si deputet i parlamentit Shqiptare dhe nuk ka asnjë lidhje me Shqipërin dhe as me PD e Lulit mirëpo ky idiot me që ka qenë si korier i fshatit hiqet si përfaqësues i Shqipërisë kur Shqipëria ka përfaqësuesit e saj në OKB dhe as nuk e di se ku po fle Luli
Kishte ndonje kolltuk te rehatshem per gjume ne OKB, zoti reporter Tuli! Po Bardhit I ke marre Leje? Po pse mer Lyl I tremb kaq shume Ruset!
BRAVO LULI BURRE SHTETI PA SHTET E ZGJIDHE KONFLIKTIN ME UKRAINEN JE SHURRAN BURR
Debili qe i beri gjemen Kosoves me shetitjet e tij per te shpikur “shtepin e verdh”. Bastardi i ndyer qe shetiste me UNMIKun neper Shqiperi per te shpikur Raportin e Dick Martit.
Si si kish vajtur njeriu ne mend i shkoi ketij gjeniut tone/!Bota ne ethe se ai do marre gjithe Ukrahinen e do filloje me M
Epo ska faj qe fle gjum! U lodh duke bere reporterin e Rusve
Ky Basha, nga pamja, gjithnjë e më shumë duket si debil. Infantil është me siguri por, nëse është edhe debil? Shikoni foton e tij.